“Të gjitha partitë duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, ministri gjerman: Nëse vijojnë reformat mund të…

Jul 22, 2018 | 22:19
SHPËRNDAJE

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth ka zhvilluar një vizitë sot në Shqipëri ku ka takuar homologun e tij, Ditmir Bushati.

Pas takimit që kanë pasur kokë më kokë të dy ministrat kanë dalë në një konferencë për shtyp duke e vënë thënë theksin në ecurinë e reformave për të vijuar më tej rruga e Shqipërisë drejt BE-së.

Ministri Roth deklaroi se reformat po ecin shumë mirqë, por duhet ende punë për të shkuar drejt hapjes së negociatave. Roth tha se duhet votuar ligji i Magjistraturës për të hapur rrugën emërimeve të reja që janë lënë bosh nga vettingu.

b1bb91f9-de9c-4688-9792-ba3a85eae18c

Pjesë nga deklarata e Roth

Në fakt unë kam ardhur sot këtu me dëshirën për të shprehur edhe një herë vlerësimin tim mjaft të madh për sa i përket mikpritjes së kolegut tim, zotit Bushati dhe mikpritjes së të gjithë miqve që kam gjetur këtu. Kam ardhur gjithashtu të përgëzoj Shqipërinë për sukseset e saj. Shqipëria është në një rrugë mjaft të mirë drejt BE-së. Shqipëria ka marrë prej Këshillit të BE-së, për herë të parë, një rekomandim pozitiv për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Nëse gjithçka do të vazhdojë në këtë mënyrë, unë jam i bindur që vitin e ardhshëm ky do të jetë pikërisht realiteti dhe kjo do të bëhet realitet.

Jam gjithashtu i bindur se Shqipëria do të vijojë kursin e vet të reformave. Në radhë të parë, këtu bëhet fjalë për krijimin dhe ndërtimin e një shteti ligjor të fortë dhe solid, për krijimin e një sistemi drejtësie të pavarur, sikundër dhe për një luftë të vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me procesin e ashtuquajtur të vetting-ut, Shqipëria po ecën në një rrugë që nuk ka të dytë në mbarë rajonin dhe mendoj që deri tani ajo ka treguar që ky proces ka qenë i suksesshëm. Fakti që jo pak gjykatës dhe prokurorë tashmë janë shkëputur nga sistemi do të thotë që e kanë kuptuar që qeveria është serioze në përpjekjet e veta në krijimin e një sistemi të pavarur drejtësie. Por këto reforma do duhet të ndiqen në mënyrë konseguente dhe të vendosur tanimë. Disa prej këtyre elementëve i bëri të ditura dhe Ministri Bushati në fjalën e tij, pra do duhet që të jemi të vendosur në rrugën e reformave.

Në qoftë se nëpërmjet një procesi të ndershëm dhe transparent por njëkohësisht dhe tepër strikt, në një moment do duhet të pushojmë gjykatës apo prokurorë të caktuar, atëherë do duhet që në një moment të mëvonshëm të kemi dhe gjykatës apo prokurorë të rinj të cilët me ekspertizën e tyre do duhet të përmbushnin këto boshllëqe. Sepse një sistem drejtësie që nuk funksionon do të ndikonte dhe në fusha të tjera mjaft të rëndësishme të jetës në vend. Dhe pikërisht ky proces, sa i rëndësishëm dhe i vështirë për Shqipërinë kërkon nga njëra anë një masë të lartë të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit nga ana e qeverisë, e po kaq e lartë kërkohet të jetë masa e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit dhe nga ana e opozitës. Ndaj unë do të shfrytëzoja rastin t’ju drejtoja një apel të gjithë personave përgjegjës, të gjithë politikanëve përgjegjës të Shqipërisë, që të marrin përgjegjësitë e tyre në mënyrë të tillë që të mos rrezikojnë rrugën e Shqipërisë drejtë BE.

Unë personalisht jam që prej 20 vitesh pjesë e Bundestagut Gjerman dhe sikurse prej 4.5 vitesh anëtar i Qeverisë Federale Gjermane, e di shumë mirë se sa i rëndësishëm është të debatuarit politik për një demokraci sa më të gjallë në vend. Nga ana tjetër, do të na nevojitej një konsensus bazik për sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me kushtetutën, me zgjedhjet e në mënyrë të veçante me rrugën drejt BE-së. Sepse momentalisht shumë çka është në lojë. Bëhet fjalë për stabilitetin ekonomik, politik, social të Ballkanit, e ky stabilitet është mjaft i rëndësishëm edhe për Shqipërinë. Pajtimi dhe paqja kanë luajtur një rol tepër të rëndësishëm në këtë rajon dhe janë po kaq të rëndësishëm dhe në procesin e integrimit.

Nisur nga konfliktet aktuale në nivel ndërkombëtar është mjaft e rëndësishme që ne si kontinent evropian, pra vendet e BE-së por edhe Ballkani Perëndimor, të qëndrojmë së bashku në mënyrë të tillë që të sigurojmë stabilitetin e këtij kontinenti. Ndaj edhe BE, Qeveria Federale vazhdon t’i qëndrojë fjalës së saj që pikërisht stabiliteti i rajonit të Evropës Juglindore të jetë i lidhur me një perspektivë konkrete dhe reale të integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë bisedës me kolegun Bushati, unë i bëra të qartë që ne do të vijojmë të japim mbështetjen tonë në këtë drejtim jo vetëm me fjalë por edhe me vepra konkrete, në mënyre të tillë që reformat që janë ende në vijim të mund të zbatohen sa më shpejt dhe muajt në vijim deri në  qershorin e vitit të ardhshëm do të jenë me rendësi vendimtare.  Unë gjithashtu kam shprehur edhe mirënjohjen time për sa i përket Komisionit të BE-së për faktin se ai nisi procesin e ashtuquajtur procesi “screening”  në mënyrë që të argumentojë e dokumentojë sa më objektivisht të jetë e mundur të gjitha ato hapa reformash që priten në muajt e ardhshëm nga Shqipëria.

Në të njëjtën kohë dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për sa i përket pozicionimit të kolegut Ditmir Bushati dhe të gjithë qeverisë shqiptare në dëshirën dhe vullnetin e tyre për të përfshirë shoqërinë civile në këtë proces kaq të rëndësishëm për Shqipërinë. Sigurisht që gjatë bisedave të mia unë pata mundësinë të konstatoja dëshirën e tyre për përfshirje. Kemi nevojë për njerëz të rinj që t’i përfshijmë në këto procese dhe që të mund të kontribuojnë në këtë proces me suksesin e tyre. Për mua kjo ditë ka qenë një ditë tepër pozitive pasi pata mundësinë të konstatoj sa seriozisht Qeveria shqiptare ka vullnetin për të ndërmarrë hapat e reformave të nevojshme. Se çfarë mund të arrihet nga këto përpjekje këtë e kanë dëshmuar kolegët tanë në Athinë. Pajtimi është plotësisht i mundshëm, debati konstruktiv është plotësisht i mundshëm në qoftë se të gjithë politikanët me kurajë arrijnë të kryejnë detyrat e tyre të shtëpisë. Unë do të dëshiroja të ishim të gjithë optimistë dhe të ishim në lartësinë e përgjegjësive tona kundrejt qytetarëve tanë sepse në fund të fundit ajo çka ata duan është demokracia, siguria, vendet e punës dhe një perspektivë më e mirë për fëmijët dhe familjet e tyre. E në këtë kontekst, unë do të thosha që BE dhe perspektiva e anëtarësimit në të do të ishte siguria më e mirë.

Ministri gjerman Roth në Tiranë, zbardhet axhenda

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth, nis sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Në axhendën e Ministrit Roth janë planifikuar një sërë takimesh zyrtare duke nisur nga takimi me Kryeministrin Rama, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Bushati, drejtues të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor për Ballkanin Perëndimor, opozitën dhe shoqërinë civile.

epa05210639 German government's Minister of State for European Affairs Michael Roth at the start of foreign affairs council in Brussels, Belgium, 14 March 2016. The Council will discuss Iran, in particular the areas of re-engagement and the bilateral agenda. It will address the Middle East peace process and will also examine the latest developments in Libya and relations with Russia. EPA/LAURENT DUBRULE

Vetë Ministri Roth në një status në Twitter, publikuar këtë të diel shkruan:

“Sapo mbërrita në Tiranë. Do të takohem me Kryeministrin Rama, Ministrin Bushati me drejtues të RYCO, opozitën dhe shoqërinë civile. Dua të falënderoj veçanërisht mikun tim Bushati që një ditë si kjo, në vend që të kalojë kohë me familjen e tij na organizoi takimin e sotëm”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura