Ministri francez: Premtimi që i bëra Xhafajt. Ja ç’do t’i them presidentit Macron

Dec 15, 2017 | 16:19
SHPËRNDAJE

Azilkërkuesit dhe çështja e rrjeteve të krimit të organizuar ishin dy çështjet kryesore për të cilat ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, theksoi se ishte shqetësimi i Francës, për të cilat së fundi ka progres.

rama-francezi

“Në vendet e strehimit që kemi në Francë për azilkërkuesit 20% e zënë shqiptarët që kanë ardhur pa vizë, por që kanë kërkuar azil, është cështje që duhet të punojmë së bashku dhe autoritetet shqiptare kanë treguar kurajë se është një çështje delikate”- tha ministri i Francës.

Duke e quajtur qeverinë e Ramës një qeveri reformash, ministri francez theksoi se

“Te ju është subjekti i përbashkët ajo e anëtarësimit në BE dhe duhet të ecni përpara në këtë proces. Kur Macron foli në Sorbonë lidhur me të ardhmen e Evropës, dhe tha se duhet të stabilizohet Ballkani Perëndimor dhe se nuk duhen lanë jashtë familjes evropiane. Do t’i transmetoj Macronit ëndrrën evropiane për të cilët më folën dhe është ëndrra e gjithë shqiptarëve”-tha ai, duke thene ne fund, pa percaktuar date se i ka premtuar ministrit te Brendshem, se do te vije pas disa muajsh te “rri nja 7-8 dite ne Shqiperi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura