Ministri Cakaj zbulon marrëveshjen e fundit Shqipëri-Kosovë: Angazhimi kundër fshirjes së adresave do të bëhet…

Dec 5, 2020 | 11:35
SHPËRNDAJE

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje që u lejon dy vendeve të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në qytetin e Strugës.

cak

Marrëveshja është firmosur nga Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, dhe Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë Meliza Haradinaj-Stublla.

Cakaj përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet: “Sado simbolik të duket ky veprim, është megjithatë një dëshmi e prekshme, se zbatimi i projektit të shfrytëzimit të përbashkët të hapësirave të ambasadave a konsullatave mes Kosovës e Shqipërisë po vazhdon. Ky projekt duhet të vazhdojë me çdo kusht në çdo vend ku ka mundësi objektive.”

Nga ana tjetër, Ministri në detyrë Punëve të Jashtme theksoi se edhe marrëveshja e nënshkruar nga partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, për të vepruar si një forcë e vetme në Medvegjë mbart një rëndësi të veçantë. Sipas, Kreut të Diplomacisë deri sa të ketë unitet e mobilizim të brendshëm, edhe angazhimi i dy qeverive kundër procesit të fshirjes së adresave do të bëhet më i fuqishëm.

“S’ka fjalë, ndërkaq, se ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë për të shtuar mbështetjen politike dhe institucionale, veçanërisht për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.”- përfundoi kryediplomati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura