Ministrat e PD-së në kabinetin “Rama”? Koordinatori: Ky është asgjësim për ne

Aug 9, 2017 | 15:08
SHPËRNDAJE

Prej disa ditësh në mediat online janë shtuar lajmet për mundësinë e përfshirjes së një ose disa ministrave të PD-së në kabinetin e kryeministrit Rama.

julian-deda

Së fundmi emri që po përflitet është ai i ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj.

Por sipas koordinatorit të PD, njëherësh edhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Julian Deda, kjo do të thotë asgjësim përfundimtar i Partisë Demokratike.

“Flitet se ndonje minister i propozuar nga PD mund te rrije ne qeverine Rama 2, gje qe çon automatikisht ne bashkeqeverisje. Nje pyetje kam per demokrate, socialiste, LSI-iste dhe te pa parti. A i sherben vendit per mire apo per keq, qe PD dhe PS te qeverisin bashke ne Shtator e mbrapa, duke e ndare me dysh tepsine e pushtetit? P.s. Per mendimin tim, ne rast se ky lajm ka gjasa te jete i vertete, atehere Rama ja mbyll gojen perfundimisht PD-se duke e çuar ate drejt asgjesimit politik dhe duke e lene vendin perfundimisht pa opozite”, shkruan Deda në faqen e tij në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura