Ministeriali i NATO-s, Xhaçka: 2% e GDP buxhet për ushtrinë, deri në vitin 2024

Oct 4, 2018 | 17:25
SHPËRNDAJE

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut që u mbajt në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Ministrja Xhaçka nënvizoi angazhimin e qeverisë Shqiptare për rritjen e buxhetin dedikuar mbrojtjes, duke përsëritur angazhimin për të përcaktuar 2% të GDP për mbrojtjen deri në vitin 2024. “Deri në viti 2024, buxheti për mbrojtjen do të jetë 2% e GDP”, tha Xhaçka, ndërsa bëri të ditur dhe certifikimin e pak ditëve më parë të 1 mijë efektivëve të këmbësorisë nën monitorimin e ekspertëve më të mirë të NATO-s. 07a1b664-9f0d-4f93-8cc9-d75fdec75941

Ministrja Xhaçka siguroi vendet anëtare se Shqipëria do të vijojë angazhimin në misionet paqeruajtëse përkrah aleatëve të saj.
“Certifikimi i grup batalionit është përmbushje e standardeve dhe e detyrimeve si anëtarë të Aleancës. Shqipëria do të vijojë angazhimin në misionet paqeruajtëse”, theksoi ministrja e Mbrojtjes.

Gjatë punimeve të Ministerialit, Ministrja Xhaçka u takua me Sekretarin amerikan Mattis dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg. Mattis e Stoltenberg vlerësuan angazhimin e Shqipërisë në operacionet e NATO-s.

b7288ac1-bcb8-4870-926d-9a2ebfe0ec6e 9d9dedfe-f649-432b-a952-5edf6289e33b 59498cde-31df-4b8e-bb03-6efdf0c703fe be79972a-8459-41cc-ab11-6281bb454b0b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura