MINIFUTBOLL/ Përcaktohet shorti, Prestige njeh rivalët

Sep 6, 2018 | 10:18
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme në Slloveni u hodh shorti i “Champions League 2018” për skuadrat e minifutbollit amator. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë edhe tri skuadra shqiptare, të cilat janë Kampionia e Shqipërisë Prestige, Egnatia dhe OST. Skuadrat shqiptare tashmë u njohën me kundërshtarët e tyre në eventin europian. Kampionët e Prestige, të cilët në short ndodheshin në vazon e dytë, shorti i vendosi në grupin A, ku do të kenë përballë izraelitët e “The mexican”, “Kontakt BiH” të Austrisë dhe rumunët e “Coriolan Bacau”.

prestige mfc

Ndërsa, Egnatia, e cila ndodhej në vazon e tretë, do të bëjë pjesë në grupin F, ku do të ndeshet me serbët e “OOK Sabac”, bullgarët e “Milky group bio Sofia” dhe me rumunët e “FC Interonestrcom”. Skuadra tjetër shqiptare OST, e cila ndodhej në vazon e katërt, do të bëjë pjesë në grupin G, ku do të ketë si kundërshtarë sllovenët “AS Guard Security Kosice”, serbët “JTI Beograd” dhe boshnjakët “Julius Meinl”. Të gjitha skuadrat do të zhvillojnë sot dy ndeshjet e para në grupe, ndërkohë që ndeshjen e tretë do ta luajnë nesër.

Capture

Gjithashtu, nesër pasdite do të zhvillohen edhe ndeshjet e raundit me eliminim direkt. Pritshmëritë më të larta në këtë event janë nga skuadra “Prestige”, e cila është edhe kampionia e Shqipërisë në minifutboll. Kjo skuadër përbën edhe boshtin kryesor të ekipit tonë kombëtar në minifutboll, dhe në të luajnë lojtarë që në të shkuarën janë aktivizuar edhe në Superligë, si kapiteni Fatmir Hysenbelliu dhe Mërtiri, të cilët vetëm pak javë më parë bënë një paraqitje dinjitoze në Kampionatin Europian.

ARTIN LLESHAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura