Minibusi plot me pasagjerë u përmbys në Vermosh, policia jep detaje: Drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u batua! U lënduan 4 persona

Aug 7, 2022 | 21:44
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të diele në aksin Tamarë-Koplik, ku një minibus me pasagjerë u batua dhe u përmbys në rrugë.

1

Policia e Shteti ka zbardhur detaje në lidhje aksidentin, ku raporton për 4 persona të lënduar, të cilët fillimisht kanë marrë kujdesin e nevojshmëm në spitalin e Shkodrës dhe më pas janë larguar për në banesat e tyre.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidenti.

Malësi e Madhe/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tamarë-Koplik  mjeti tip Benz, furgon, me drejtues shtetasin M. K. 51 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë furgoni është batuar në një anë në rrugë.

Si pasojë janë lënduar lehtë pasagjerët, shtetasit Z. G. 80 vjec, Gj. P. 64 vjec , Xh. Rr. 23 vjec, D. V. 32 vjec, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe më pas janë larguar në banesa.

Grupi hetimor vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura