Minatorët ‘ultimatum’ Ramës: Nëse nuk marrim përgjigje, nisin grevën e urisë

Jun 6, 2018 | 11:40
SHPËRNDAJE

Dhjetëra minatorë u mblodhen sot përpara zyrës së kryeministrit Rama ku kërkojnë miratimin e statusit të tyre. Megjithëse policia nuk kishte dhënë leje, minatorët e filluan protestën. Pas protestes dhe mesazheve te forta dhe akuzave qe drejtuan ne adrese te qeverise, qe nuk po ben asgje per statusin e tyre, ata paralajmëruan nisjen e një greve urie nga dita e martë e javës së ardhshme nëse nuk marrin përgjigje nga qeveria.

minatoret proteste

“Juve i keni dhënë statusin oficerëve, që hanin pilaf e pula maleve. Ju bëj një pyetje, sa oficerë janë vrarë maleve? Ju jeni 140 deputetë, pse duhet të jeni kaq shumë? Duhet të ketë deputetë aq sa ka bashki dhe rrogat e deputetëve të tjerë tu shpërndahen pensionistëve. Ne jemi këtu për një protestë paqësore, sepse mbi të gjitha jemi familjarë, jemi gjyshër dhe duam të drejtat tona, duam statusin që na takon”, u shpreh njëri prej minatorëve.

Sipas tyre, minatorët marrin vetëm 100 euro në muaj, çka është shumë pak për të përballuar jetesën.

“Ne nuk lëvizim më nga vendi, jemi mashtruar boll gjithë këto kohë”, u shpreh një tjetër minator.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura