Mimoza Shkodra zëvendëson Seldin me reperin e njohur (FOTO)

Nov 15, 2018 | 13:52
SHPËRNDAJE

Ka kaluar pak kohë që nga ndarja e bujshme e dy këngëtarëve të njohur Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu, e duket se gjërat po rikthehen në normalitet.

seldi mimoza

Teksa Seldi ka hequr dorë për momentin nga projektet muzikore pasi është i angazhuar me “Dance with me”, Mimoza po përgatit një tjetër projekt.

mimoza sh

Lajmin e bukur për fansat e ka zbuluar vetë Mimoza nëpërmjet një fotografie në rrjetet sociale. Pas dy bashkëpunimeve me Seldin, ajo ka vendosur të eksperimentojë me një tjetër rrymë muzikore, atë rep.

mimoza

Shkodra kësaj here do të vij në bashkëpunim me reperin e njohur Gold Ag. Këtë e kanë konfirmuar vetë këngëtarët duke publikuar të njëjtën foto në “Instagram”.


View this post on Instagram

G?LD & MIM?ZA

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

“Gold & Mimoza”, ka shkruar reperi bashkëngjitur me foton pa dhënë më shumë detaje. Ndërkohë kujtojmë se kjo është kënga e parë e Mimozës pas ndarjes me Seldin dhe dueti i dytë i Gold Ag.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura