Mimoza Shkodra flet për herë të parë për ndarjen, sqaron sesi është jeta e saj pa Seldin

Nov 17, 2018 | 9:31
SHPËRNDAJE

Ndarja e dy këngëtarëve të njohur, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu ka qenë në qendër të vëmendjes prej disa kohësh. Çifti u nda krejt papritur në një kohë ku të gjithë mendonin se fejesa e tyre po shkonte mjaft mirë.

seldi

I pari që e konfirmoi ndarjen ishte Seldi në spektaklin e kërcimit “Dance with me”, ku tha “ndarja paska qenë e shkruar” si dhe u shpreh se vazhdon të ketë shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj.

mimoza sh

Pasi ka kaluar mjaft kohë nga ndarja e tyre, edhe këngëtarja ka folur për herë të parë rreth kësaj teme. Në një intervistë për “Mirage”, Shkodra sqaroi se ishte ndarë dhe është shumë e lumtur. Ajo tha se fokusi i saj kryesor është muzika.

“Jam ndarë, jam single. Për momentin jam e ngarkuar me punë dhe mund të them lirisht që jam e lumtur. Nuk gënjej dot, jam rehat dhe e lumtur”, tha Mimoza duke theksuar se ka gjetur lumturinë tek muzika.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura