Milot Rashica, përsëri në orbitën e klubit të Ajaksit

Jul 28, 2016 | 14:01
SHPËRNDAJE

Milot Rashica rikthehet “në modë”. Mesfushori i Kombëtares është përfshirë edhe një herë në vorbullën e merkatos. Sezoni i parë me Viteshen konfirmoi vlerat e talentit kuqezi, i cili tani është një ndër emrat për të cilët Ajaksi i Amsterdamit ka në dispozicion një fond prej 35 milionë eurosh. Futbollisti i Kombëtares shihet si një alternativë e vlefshme për të zëvendësuar Arkadiuz Milik, që është në orbitën e Napolit.

milot rashica

Oferta

Sipas mediave holandeze, Ajaks nuk do që të humbasë kohë dhe, përpara se të nisë sezoni, do kërkojë që të afrojë në skuadër një futbollist për të mbuluar rolin e mesfushorit anësor (winger). Për këtë, “De Telegraf” ka bërë me dije se largimi i Milikut drejt Serisë A hap një vend në skuadrën holandeze, ndërkohë që për zëvendësimin e tij do të ketë një fond të konsiderueshëm në dispozicion.

Milot-Rashica-658x411

Sipas të njëjtit burim lajmi, Milot Rashica është një ndër nëntë alternativat që Ajaks ka nën vëzhgim. Mesfushori shqiptar renditet si i treti momentalisht, por njohja e kampionatit është prioritet dhe fakti që kuqeziu e ka treguar talentin e tij në Eredivizie, bën që të ketë prioritet mes alternativave të tjera.

rashica1

Nuk është hera e parë që Ajaks vihet në ndjekje të Rashicës, pasi diçka e tillë ndodhi që në merkaton e dimrit, pasi shqiptari kishte vetëm disa muaj që i ishte bashkuar Viteshes. Shuma në dispozicion e drejtuesve të Ajaksit për të realizuar afrimin e ri, bën që edhe transferimi i Rashicës të jetë më i leverdishmi për nënkampionët holandezë, pasi kartoni i tij vlerësohet rreth tetë milionë euro dhe është vetëm 20 vjeç.

Rivaliteti

Përveç skuadrave si Çelsi dhe Napoli që janë duke ndjekur me kujdes Rashicën, në kampionatin holandez është edhe PSV-ja që ka shprehur disa herë dëshirën për shërbimet e tij. Ndaj, drejtuesit e Ajaksit duhet të tregohen të kujdesshëm në merkato nëse duan të arrijnë te shqiptari.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura