Milot, çifti shqiptar nga Austria ndryshon jetën e jetimeve. Elvisi dhe Fatma u bëjnë realitet ëndrrën!

| 22:15
SHPËRNDAJE
 

Përpara se vajzat t’i gëzoheshin shtëpisë së re, stafi i emisionit “” trokiti në fshatin Fushëkuqe të Lezhës ku dëgjoi historinë e dhimbshme të dy vajzave të vogla dhe mamasë së tyre Valentinës.

fatma-770x425

Xhoalda dhe Vjonisa 8 dhe 9 vjeç dhe jetonin në një shtëpi me qira ne Milot, ku kushtet janë të pabanueshme. Në sytë e tyre dallohet trishtimi për humbjen e babait.

Ato sillen rreth mamasë dhe e pyesin se përse babai i tyre nuk vjen në ditelindje, pse nuk është me ta. Janë të vogla dhe nuk munden ta kuptojnë se ai nuk do të kthehet më. “Vajzat kërkojnë të atin, duan të shkojnë në shtëpi. Duan që i ati t’i shoqërojë në shkollë, kur vajza kishte ditëlindjen e kërkoi”,-thotë Valentina e ëma e dy vajzave.

Babai i tyre, Gjin Bardhi ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme dhe Valentina nuk mundet t’ia dalë e vetme. “Shumë sakrifica kam kaluar, nëpër spitale kam qenë më të, nuk e di si do ja dal me dy fëmijë të vegjël”,-thotë Valentina.Xhoalda e sheh shpesh në ëndërr babain. “E shikoj babain në ëndërr”,-thotë vajza. Nevoja e tyre më e emergjente është një strehë ku të jenë të qeta, pasi as këtu ku janë nuk munden ta paguajnë dot qeranë. Vjonisa ka ëndrrat e saj. Ja çfarë kërkon ajo.

 “Dua një shtëpi me mure të bardha. Këtu çdo gjë është e vjetër, do doja të kishim një sobë kur vjen dimri”, -thotë vajza.Valentina është e pashprese për të ardhmen, nuk e di se si do t’i rrisë dy jetimet e saj. “Jam pashpresë kam qenë pa shpresë, është vështirë të rris dy vajzat, pensionin kam vetëm 70 mijë lekë të vjetra”,-thotë Valentina.

Fatma dhe Elvis Naçi ka shkuar në Milot për të takuar personalisht Valentinën dhe vajzat e saj të mitura. U kanë sjellë ushqime dhe dhurata që gëzuan vajzat “ Jam e lodhur shumë, shtëpia është pa zot, vështirë të jetojmë kështu, edhe i sëmurë të ishte por ishte gjallë”,- thotë Valentina.

“Lazimi dhe bashkëshortja e tij janë nga Struga, por jetojnë në Austria, ata erdhën për një vizitë në Shqipëri, ata panë nga afër situatën që është këtu”,-tha Elvisi. “Ka një mision të shkëlqyer ky emision, me anë të këtij emisioni që e kanë krijuar shumë shqiptarë kanë ndihmuar, duam që vajzat të kenë një fat të mirë”,-tha zoti Lazim.“Unë kam marrë një kredi, kam marrë 2.5 milionë për të kuruar bashkëshortin tim”, i tha Valentina Elvisit.

“Tani të dyja vajzat e tua, ne do bëjmë të pamundurën tu gjendemi afër pasi kemi fëmijë vetë. Shqiptarët ndahen në shqiptarët neglizhentë, e të tjerë që nuk jetojnë vetëm për veten por shikojnë me shpirt të pastër më shumë, në shikojmë vajzat e tua dhe të bashkëshortit tuaj, ne nuk rrimë indiferentë, këto ëndrrat tuaja ishin të vogla këto dhurata që sollëm, ëndrra juaj e vogël ishte çokollata, ëndrra juaj e madhe është një shtëpi e ngrohtë dhe e madhe”,-u tha Elvisi vajzave. Më tej të gjithë së bashku ata shkuan tek banesa e re.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.