Miloshoski: Delegatët do të vendosin për dorëheqjen e Gruevskit dhe liderin e ri

Dec 5, 2017 | 9:04
SHPËRNDAJE

Antonio Milloshoski, anëtar i komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE, tha sot pas protestës që delegatët në Kongres do të vendosin për dorëheqjen e Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësin e ri.

miloshoski

“Delegatët nga kongresi i rregullt i Kumanovës duhet të informohen, pasi ata do të jenë delegatë në kongresin e jashtëzakonshëm. Do të vendoset për dorëheqjen e Gruevskit dhe kandidatët që do të aplikojnë për pozicionin, duke shtuar se pret që delegatët të vendosin se kush do të jenë kandidatët për kreun e ri të parties”, tha Miloshoski.

Ai shtoi se partia ka një qëndrim se gjëja më e rëndësishme është të ketë dorëheqjen dhe të mbahet kohezioni i partisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura