Millorad Dodik: Republika Srpska del nga Bosnja dhe Hercegovina

Feb 13, 2020 | 18:48
SHPËRNDAJE

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, konsideron se nuk do të ketë BeH deri në verën e vitit të ardhshëm nëse nuk rikthehet pozicioni i Dejtonit.

1-130-780x439

Ai ka porositur që Republika Srpska ka marrë rrugën e daljes nga BeH, rrugë kjo nga e cila sipas tij nuk ka kthim mbrapa, transmeton Telegrafi.

“Do ta bëjmë këtë dhe nuk do të na ndalë as SHBA e askush tjetër, pasi që konsiderojnë se marrëveshja e Dejtonit është prishur, para se gjithash me intervenimin e faktorit ndërkombëtar”, ka deklaruar Dodik para gazetarëve në pjesën lindore të Sarajevës.

Ai shtoi se koha do të tregojë se sa seriozisht e ka Republika Srpska sa i përket kësaj çështje, duke pranuar se Srpska i ka në dispozicion dy opsione, ku njëra është t’i lejojnë vetes të zhduken në qetësi dhe të jetë pjesë  e ndonjë lloj pakoje të krijuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe pala boshnjake në Sarajevë.

“Në fazën e parë kjo do të realizohej nëpërmjet përfaqësuesve të lartë që kanë për qëllim arritjen e zgjidhjes, kurse tani këtë po e bëjnë nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që ta mbrojnë me arsyetimin se bëhet fjalë për sundim të ligjit. Po të bëhej fjalë për sundim të ligjit, nuk do të kishte ndërhyrje të huajve dhe ambasadave”, ka shtuar ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura