Militanti i PS sfidon Xhelal Mziun: Hajde po ta mbajti b*tha (video)

Jun 20, 2017 | 18:05
SHPËRNDAJE

Thirrjeve të Xhelal Mziut ndaj banorëve të Kamzës e të Bathores se duhej të hiqnin flamujt e PS-së e të LSI-së nga shtëpitë, pasi në të kundërt do t’u prisheshin banesat, i është përgjigjur një militant i PS-së.

Disa prej tyre e kanë marrë seriozisht këtë kërcënim, ndërsa të tjerë me tallje. Një militant i PS-së ka fotografuar gjithë pallatin e tij me flamujt e  partisë në pushtet dhe sfidon Mziun.

“Këtë foto e kam bërë tek Liqeni i Thatë, Tiranë. E kam bërë menjëherë pas reagimit që ka bërë Xhelal Mziu. Hajde thuaj po ta majti bitha”, – thotë qytetari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura