Milioneri përdhunon dhe drogon stjuardesën 23 vjeçare

Nov 26, 2015 | 12:53
SHPËRNDAJE

Një milioner 65 vjeç pritet të dënohet pasi është përballuar me akuzën e përdhunimit. John Campbell kishte droguar dhe më pas  përdhunuar një stjuardesë 23-vjeçare, të cilën e kishte njohur në një faqe takimesh online për milionerët.

faqja

Sipas ‘Dayli Mail’ thuhet se stjuardesa ishte takuar plot tetë herë më 65-vjeçarin në një periudhë prej gjashtë muajsh. Natën e sulmit ajo thotë se nuk mban mend shumë gjëra pasi ai e drogoi.

Campbell, për të cilin thuhet se është përdorues i kokainës dhe Viagras, disa kohë më parë i kishte thënë mikut të tij se i pëlqejnë femrat që marrin drogë para seksit pasi janë më aktive dhe më kërkuese.

milioneri

Ndërkohë që vajza e përdhunuar tregon se ndjeu shqetësime në mëngjes dhe kishte të vjella. Pasi bëri analizat ajo zbuloi se ishte droguar.

Pas hetimit u konfirmua se ajo ishte droguar nga biznesmeni, i cili ishte babai i një fëmije dhe ishte divorcuar nga bashkëshortja pas 30 vitesh  martesë. Gjykimi është shtyrë dhe pritet të merret vendimi më 18 dhjetor.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura