Milionat e sheikëve për një të panjohur, Njukasëlli bën gati 100 milionë euro për sulmuesin në janar

Oct 29, 2021 | 19:06
SHPËRNDAJE

Merkato e futbollit në vitet e ardhshme do të shohë Njukasëllin si një nga protagonistët kryesorë. Klubi drejtohet tashmë nga sheikët nga Arabia Saudite dhe financat janë praktikisht të pakufizuara për të përforcuar ekipin me emra të rinj dhe shumë cilësorë. Por blerja e parë e bujshëm që në janar mund të jetë një… i panjohur.

sdsdsd

Sipas mediave angleze, klubi planifikon të shpenzojë deri në 100 milionë euro për Ismaila Sarr. Lojtari njihet në Angli, por jo për publikun e gjerë, pasi tregon talentin e tij në radhët e Uotford dhe pakkush mendonte se mund të shpenzohej një shumë e tillë për të.

Në fakt, pritshmëria për Sarr është e madhe, pasi që kur u ble nga Ren në vitin 2019, për të u shpenzuan 40 milionë euro. Njukasëll ka besim të madh se mund të lejojë lojtarin të shprehë të gjithë talentin e tij dhe është gati që në janar të thyejë çdo rekord të merkatos së klubit për të siguruar 23-vjeçarin, të cilin shumëkush e krahason me Grilish sa i përket potencialit.

Në 32 ndeshje të luajtura në Premier Ligë me fanellën e Uotford, senegalezi Sarr ka shënuar 9 gola e dhënë 4 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura