“Miliona qytetarë mund të vdesin nëse …”- Ky shtet liron nga burgu 85.000 të burgosur nga frika e përhapjes së koronavirusit

Mar 17, 2020 | 16:34
SHPËRNDAJE

Irani ka lëshuar paralajmërimin më të ashpër për koronavirusin, duke thënë se miliona njerëz mund të vdesin nëse populli vazhdon të injorojë udhëzimet e qeverisë.

Gjithashtu Irani tha sot se ka liruar përkohësisht nga burgu 85.000 të burgosur, përfshirë edhe të burgosurit politikë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Masa vjen pasi numri i të vdekurve është rritur me 13%.

Nga 135 të vdekur numri ka shkuar në 988. Ndërsa numri i të infektuar është 16,116.

Shifrat e reja u përdiësuan sot nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në vend, Kianoush Jahanpour, në një konferencë për shtyp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura