Miliona njërëz në Kinë komentojnë selfien e parë të presidenti të tyre, kritikojnë britanikët: S’është selfie

Apr 24, 2015 | 20:59
SHPËRNDAJE

Mediat kineze dhe përdoruesit e internetit në Kinë kanë komentuar në masë “selfien” e parë të presidentit të tyre Xi Jinping, kryesisht duke vlerësuar xhestin e tij. Ndërkohë që miliona njerëz në kinë dhe në botë bëjnë foto “selfie” çdo ditë, kjo ishte hera e parë për presidentin kinez. Por ndryshe nga kinezët mendojnë britanikët. Rrjeti televiziv “BBC” shkruan se “selfie” e presidentit kinez, nuk është një selfie.

Foto marre nga BBC presidenti kinez, majtas dhe Fadli Zon i Partisë Lëvizje për Indonezinë e Madhe, djathtas

 “Para kësaj jave Xi Jinping kurrë nuk e kishte bërë atë që milionat e përdoruesve smartphone bënin çdo ditë: vuri një aparat fotografik në fytyrën e tij. Foto ishte e postuar të mërkurën nga Fadli Zon i Partisë Lëvizje për Indonezinë e Madhe – kjo ishte një nga një seri selfiesh me udhëheqësit e botës, duke përfshirë Robert Mugabe të Zimbabve dhe Mbretin Abdullah të Jordanisë, të cilët ishin duke ndjekur takimin afrikano-aziatik në Xhakartë”,-shkruan “BBC”. Ndërsa shton se “Kjo duket shumë qartë se nuk ishte teknikisht një “selfie.” Por ky fakt pak nuk i ndaloi mediat kineze nga raportimi i saj dhe përdoruesve të internetit në Kinë”, -shkruan “BBC”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura