Miliona në banesë/ Gjyqtari i Apelit i ndaluar sot, pjesë e ‘listës së zezë’ të Ramës

Nov 10, 2017 | 12:20
SHPËRNDAJE

Gjyqtari i Apelit, Shkelqim Miri, i ndaluar pasi gjate kontrollit te banese iu gjeten mijera euro, dollare dhe leke, ishte pjese e listes se zeze te denoncimeve qe postoi kryeministri Rama ne faqen e tij ne Facebook, shkruan “Panorama”. 

shkelqim-miri1

lista

Më 12 korrik të këtij viti, ishte vetë Kryeministri Edi Rama që publikoi në rrjetin social “Facebook” emrat e 100 zyrtarëve që do të ishin të parët që do t’i nënshtroheshin procesit të vetingut.

Mes këtyre emrave figuronte edhe emri i gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri. Vetë Kryeministri deklaronte në Facebook se kjo listë me emra është publikuar në bazë të komenteve të qytetarëve.

Me anë të një statusi në Facebook, Rama publikoi raportin përmbledhës që i është vendosur në dispozicion Grupit të Punës për reformimin e rrjetit të zyrave të shtetit.

Sipas Ramës, “në të gjitha komentet e referuara në postim u numëruan 100 emra/poste konkrete zyrtarësh të përmendur si përgjegjës për ushtrimin e këtyre praktikave negative, nga të cilat 70 u përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë”.

Brenda këtij raporti, bien në sy 20 emra gjyqtarësh e prokurorësh, që “kryqëzoheshin” nëpërmjet vetingut.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura