Miliona euro të fshehura në pako me rroba nga Italia në Shqipëri

May 28, 2016 | 8:16
SHPËRNDAJE

31 shqiptarë janë arrestuar si pjesë e një grupi që ka trafikuar sasi të konsiderueshme droge në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 300 mijë euro dhe 130 kg heroinë dhe kokainë.

Aksi i tyre kryesor ishte mes Milanos dhe Tiranës, ku droga transportohej me makina të modifikuara.arresto pistola-2

Sipas hetuesve, grupi ka importuar tonelata me drogë dhe ka kthyer në Shqipëri miliona euro duke i investuar në hotele dhe restorante. Vetëm në muajt e fundit, ata kanë dërguar në Shqipëri

Grupi i importonte paratë e fituar nga shitja e drogës duke përdorur linjat e autobusëve Itali-Shqipëri.

Ata përgatisnin pako me rroba brenda të cilave fshiheshin shumë të majme parash cash.stapel-euros

Nga kjo punë, shoferët e këtyre autobusëve merrnin si shpërblim 1% e shumës së transportuar në Shqipëri.

Në një rast, policia ka gjetur 300 mijë euro të fshehura në një kuti me rroba.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura