Milani pa “oksigjen” dhe në krizë totale, “kura” e Piolit nuk funksionon te kuqezinjtë

Nov 4, 2019 | 14:33
SHPËRNDAJE

Shifrat janë “certifikata” që vërtetojnë krizën të cilën Milani po kalon. 13 pikë në 11 ndeshje, asnjëherë nuk kishte ndodhur më keq këto 78 vjet.

milan

Pak më shumë se një pikë për ndeshje, mesatare kjo që tregon se Milani ende nuk sheh dritë në fund të tunelit. Përveç rezultateve të deritanishme, Milanin e presin Juventusi dhe Napoli, që i duan pikët me patjetër.

Ikja e Xhampaolos dhe ardhja e Piolit nuk ka shëruar “plagët” e Milanit dhe ekipi vazhdon po ashtu. Lacio i dhe një tjetër shpullë kuqezinjve dhe i tregoi që ka ende shumë punë për të bërë.

“Kura” e Piolit nuk po jep oksigjen dhe rastet për shënim ende janë me pikatore. Gabime në fazën defensive, skuadër me një organizim të dobët, tregojnë që rruga që duhet të bëjë Milani është e madhe dhe e pjerrët.

Pioli po mundohet të sjellë oksigjenin te Milani dhe ta ringjallë skuadrën në këto momente të vështira që po kalon.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura