Milani me stadium të ri, projekti kushton mbi 300 milionë euro

Jul 7, 2015 | 23:22
SHPËRNDAJE

Skuadra e Milanit do të ketë një stadium të ri. Investimi i parashikuar nga AC Milan shkon mbi 300 milionë euro.

Projekti i stadiumit te ri te Milanit

Projekti fitues duket se ka gjetur mbështetjen e shoqërisë milaneze duke përfshirë funksione për sportin, kohën e lirë, pritjen, dhënien e informacioneve dhe shërbime të tjera të përshtatshme edhe për funksionet e qytetit, që pritet të kthehet në një linjë zhvillimi e territorit metropolitan.

Mediat italiane shkruajnë se Barbara Berluskoni ka komentuar vendimin e fonacionit “Fiera” që aprovoi projektin për stadiumin e ri të Milanit, si hapin e parë historik. “Milano si Londra. Sot, me vendimin e Fondacionit Fiera, pjesë zyrtare e rrugës që, të paktën në qëllimet tona, do të bëjë të mundur që të kemi një stadium të ri.”,-ka thënë vajza e Berluskonit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura