Milani mbetet “trokë”, klubi del nesër në ankand

Jul 8, 2018 | 10:30
SHPËRNDAJE

Herën e fundit që kishin qarkulluar fjalë zyrtare nga Jonghong Li (kërkimi nuk është i vështirë: në 12 muaj numërimi total nuk arrin në numërimin me dy duar), kur presidenti kuqezi karikoi skuadrën në prag të sfidës finale në Kupën e Italisë: “Kam pritshmëri të mëdha”. Dhe kjo është fjala kyçe: pritshmëri.

jonghong li

Të njëjtën që gjatë këtyre ditëve, madje muajve, tifozët e “Djallit” kanë pasur ndaj tij. Li, pavarësisht se të enjten kishte dhënë siguri, nuk i rimbursoi “Elliot”-it 32 milionët. Ose më saktë paratë që fondi amerikan i Pol Singer kishte derdhur si shtim kapitali ditën e hënë të javës së kaluar në vend të kreut kinez. Afati i fundit për rimbursimin ishte të premten dhe çeku nuk u duk: çka do të thotë se Jonghong ka thyer një nga paktet kontraktuale dhe “Elliot” mund të nisë operacionet për të marrë vendin si aksionar në maxhorancë.

milan-serie-a-1024x703

ZGJEDHJE – Manovër që do nisë nga dita e nesërme, pasi dy të fundit kaluan në pritje të parave, që nuk erdhën… Por, ka një tjetër element që mund të rindryshojë sërish skenarët: Mr.Li, në fakt, nesër mund të paraqitet tek “Elliot” me një tjetër blerës (ose ortak); dikë që do blinte kuotat e maxhorancës së klubit, duke vendosur në pjatë si 32 milionët e rritjes së kapitalit, po ashtu edhe 380 të borxhit kuqezi me “Elliot”-in. Në atë pikë, fondi i Singer do kishte mundësi zgjedhjeje: mund të qëndrojë në vend të Li-së ose të dalë nga skena, duke lënë Milanin në duart e pronarit të ri. Emrat që po qarkullojnë si blerës potencialë janë thuajse të gjithë të ditur: Roko Komiso, familja Rikets dhe Stefen Ros; ekziston edhe një pistë joamerikane (aziatike ose ruse, sipas thashethemeve), me një tjetër “Mister X” që gjatë periudhës së fundit ka fituar terren.

Milan

MBROJTJE – Teknikisht, nëse procedura do vazhdojë si ditët e fundit (pra, në vendnumëro), Milani do shkonte në duart e “Elliot”-it që ditën e mërkurë. Në fakt, mund të mjaftojnë edhe 48 orë për të zgjidhur çështjet e kalimit të pronësisë. Ka, megjithatë, një rrugë të fundit që mund të ndiqet nga Mr.Li për të mos humbur gjithçka: hapja e një marrëveshjeje ligjore, duke u kapur te ndonjë klauzolë. Një lëvizje, nga e cila do fitonte ndonjë ditë më shumë. Një rrugë me pak mundësi për sukses, duke konsideruar ligjet luksemburgase, te të cilat “Elliot” është mbështetur gjatë akordit. Li i ka kaluar limitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura