Milani i bën dalje Donarumës, zbarkon portieri i ri që bëri grushte me Rabionë e Juves

May 25, 2021 | 12:37
SHPËRNDAJE

Milani nuk humbet kohë, teksa pak pasi u kualifikuan në Ligën e Kampioneve, kuqezinjtë kanë siguruar përforcimin e parë. Bëhet fjalë për portierin e Lilë, Majk Majan. Ky i fundit ka zbarkuar ditën e sotme në Milano, për të kryer vizitat mjekësore me kuqezinjtë. 25 vjeçari u shpall kampion këtë sezon me skuadrën franceze dhe shikohet si portier me mjaft perspective dhe tashmë do marrë vendin e Donarumës, I cili pritet të largohet nga Milani.

mike

Marrëveshja me Lilën është mbyllur për 15 milionë euro plus bonuse, ndërsa për lojtarin do të jetë një kontratë 5 vjeçare me 3 milionë euro në sezon.

“Je një sulmues m…”. Majk Menja është ndër të paktët që ka guxuar t’ia thotë diçka të tillë Zlatan Ibrahimoviçit. Tetë vite më parë të dy ishin te PSG-ja. Suedezi në kulmin e karrierës, ndërsa portieri, ishte vetëm 17 vjeç dhe luante me të rinjtë e ekipit parisien. Tashmë është 25 vjeç dhe grumbullohet te Franca, nga ku ka treguar edhe një anekdotë që po bën xhiron e rrjetit.

“Ibra më shënonte gjithmonë në stërvitje e menjëherë më thoshte se isha një portier m…! Një ditë, bëra një pritje fantastike e ia ktheva reston duke i thënë se ishte sulmues m…! Pas stërvitjes Ibra më mori mënjanë dhe më tha se më vlerësonte për karakterin”, ka zbuluar gardiani i lindur në Guianën franceze.

KUSH ËSHTË MENJA – I lindur në Kajen, dhjetë orë fluturim larg Francës, Majk Menja zbarkoi në Paris në moshën tetëvjeçare. Gjithmonë luante si mesfushor sepse ishte edhe i pasionuar pas Stiven Xherrardit të cilin thuhet se e imiton edhe në goditjen e dënimit. Një ditë skuadra kishte nevojë për një portier dhe që nga ajo ndeshje nuk u kthye më në mesfushë. PSG për pak sa nuk e përjashton nga akademia duke i vënë si kusht përmirësimin në shkollë, të cilin Menja e arrin. Prej 2015-ës është pjesë e Lilës ku ka grumbulluar 170 prezenca, teksa në tetor të vitit të kaluar Deshamp e grumbulloi me “Gjelat”. Vitin e ardhshëm i skadon kontrata dhe Milani e sheh si pasues së Donarumës dhe sezonin ardhshëm do mbrojë portën kuqezi.

SHERRI ME RABIONË- Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Menja ka treguar për një sherr që kishte me lojtarin aktual të Juventusit, Rabio gjatë kohës kur ishin te PSG-ja. “Te PSG-ja kam pasur një sherr serioz me Rabionë. Herën e dytë që u takuam, e godita. Ai e mori sis haka në fillim, por reaguam keq. Adrien është djalë I qetë por me karakter të fortë. Nga ajo kohë më pas kemi kaluar mirë.”

121

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura