Milani e ka seriozisht, takohet me Ramadanin për dy sulmuesit ballkanikë

Jul 9, 2020 | 18:14
SHPËRNDAJE

Milan është takuar me Fali Ramadanin i cili është agjenti i dy sulmuesve Ante Rebiç dhe Luka Joviç. Takimi ka shërbyer për mundësinë e një marrëveshjeje për të blerë përfundimisht Rebiçin, dhe gjithashtu për të diskutuar të ardhmen e sulmuesit të Real Madrid Luka Joviç.

jovic rebic

Rebiç ka impresionuar me paraqitjet e tij dhe ka bindur drejtuesit e Milanit, të cilët i kanë shprehur Frankfurtit dëshirën për ta blerë përfundimisht sulmuesin kroat. Milan gjithashtu foli me Ramadanin për mundësinë e një tranferimi në Milano nga Real Madrid të sulmuesit Luka Joviç. Serbi duket larg klubit spanjoll pas një sezoni, ku dëmtimet e shumta nuk e kanë lejuar të tregojë potencialin e tij.

Joviç fiton 5 milionë euro në vit tek Real Madrid dhe ky mund të jetë një problem për Milanin, me kuqezinjtë që nuk e përballojnë rrogën e tij.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura