“Milani e ka për detyrë të luajë në Ligën e Kampioneve”, ikona kuqezi: Juventusi dhe Interi janë superiorë për titullin, por…

Oct 18, 2020 | 22:08
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti i njohur i Milanit në vitet ’90-të dhe 2000 Demetrio Albertini gjykon se skuadra e tij e zemrës duhet të luftojë për të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.
News-ITW-Albertini-17.04.2020 - Copy (1)
Ai theksoi se Juventusi dhe Interi janë pretendentët kryesorë për të fituar këtë edicion kampionatin italian, por shtoi se mund të ketë të papritura. Ish-mesfushori kujtoi se Milani Serinë A në vitin 1999, kur askush nuk i jepte shanse ekipit të Alberto Zakeronit.

“Rezultatet e Milanit pas rinisjes së kampionatit i kanë një karakter tjetër skuadrës. Derbi është një ndeshje ndryshe, fitorja e tij të jep besim dhe të udhëzon që çfarë qëllimesh të realizosh. E di që është e vështirë, por Milani e ka për detyrë të renditet mes katër ekipeve më të mira të Serisë A. Titulli kampion? Juventusi dhe Interi janë superior, por unë me Milanin fituam titullin kampion në vitin 1999, kur askush nuk besonte. Sidoqoftë, në fund fiton ai që menaxhon më mirë momentet e vështira”, u shpreh ikona e Milanit Demetrio Albertini.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura