Milani drejt shpëtimit? Miliarderi rus gati për të blerë “djallin”

Jul 8, 2018 | 20:06
SHPËRNDAJE

Problemet financiare të Milanit duket se mund të marrin një zgjidhje të shpejtë. Pasi fondi amerikan Eliot nuk mori garancinë financiare nga presidenti kinës Jonghonh Li, e ka nxjerrë përsëri në shitje Milanin.

FILES-FBL-MONACO-FRAUD-CORRUPTION-SWISS-RUSSIA

Siç raportojnë nga Italia në orët e fundit, është manjati rus, Dimitrij Ribolovlev, që kërkon të blejë një pjesë të aksioneve të Milanit. Ky i fundit, është i njohur në botën e futbollit, pasi është edhe pronar i klubit francez të Monakos. Ribolovlev arriti ta merrte Monakon në një situatë shumë kritike dhe në vetëm pak kohë e ngriti klubin nga Principata në majat e futbollit francez dhe atij europian.

Miliarderi Ribolovlev ka qenë i lidhur edhe më parë me zërat për të blerë Milanin, në muajin mars, por me anë të një deklarate, klubi i Monakos mohoi gjithçka në lidhje me ato zëra.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura