FOTO/ Mikrobuzi përplaset me “Land Rover-in”, 9 të plagosur në Elbasan-Librazhd

Aug 27, 2018 | 18:51
SHPËRNDAJE

Një përplasje mes dy automjeteve ka sjellë plagosjen e 9 personave në Elbasan.

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendi e quajtur “Ura e Murrashit”, mjeti mikro autobuz me targa AA 279 UO, me drejtues shtetasin B.D. 54 vjeç (banues në Kuçovë), është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa DR 3997 F me drejtues shtetasin A.N. 35 vjeç (banues në Durrës), njoftoi Policia.

Furgoni

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 9 pasagjerë të dy mjeteve të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shtuan të njëjtat burime. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura