Mikrobusi që i çonte në shkollë u përmbys, nxënëset: U rrokullisëm 4 herë dhe përfunduam në përrua

Mar 13, 2018 | 11:08
SHPËRNDAJE

Erika Kuqali, Anxhela Kapllani, njëra me frakturë në shpatull e tjetra me frakturë në këmbë, janë dy nga nxënëset që ishin në mikrobusin me nxënës shkolle i cili u rrëzua dje pasi doli nga rruga në Vërzhezhë të Skraparit

aksident skrapar

“Makina u rrokullis katër herë pasi doli nga rruga dhe përfundoi në përrua. Kemi përjetuar momente të vështira, frikë. Në autobus ishim 26 vetë të një shkolle “, treguan ato për mediat.

Ato udhëtojnë cdo ditë drejt Corovodës pasi në fshat nuk ka gjimnaz.

nxenesit-634x460

Një ditë më parë, familjarët e nxënësve të lënduar akuzuan shoferin se kishte tentuar një parakalim në momentin kur ka humbur kontrollin e mjetit.

Por ekspertiza paraprake e policisë ka treguar se makina kishte pësuar një defekt teknik.

Megjithatë shoferi i minibusit u arrestua nga policia, pasi akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura