“Ishte gushti i fundit me Muharrem Fejzon” aktori Mevlan Shanaj tregon pengun e parealizueshëm me mikun e tij pas ndarjes nga jeta

Nov 22, 2020 | 13:27
SHPËRNDAJE

Regjisori Mevlan Shanaj reagon pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Muharrem Fejzo i infektuar nga koronavirusi dhe i shtruar në spital prej dy javësh.

mevlanshana

Aktori i njohur Shanaj ka treguar pengun e tij me ndarjen nga jeta të regjisorit Fejzo, i cili ndërroi jetë në një spital në Itali.

Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’,  Shanaj tha se Fejzo i kishte kërkuar në gusht që t’i bënte mikut të tij një pikturë portret, ndërsa ai tha se e kishte shtyrë për shkak të situatës me koronavirusin.

Teksa vlerësoi figurën dhe kontributin e Fejzos në kinematografinë shqiptare dhe jo vetëm, Shanaj tha se veprat e tij janë të mëdha.

“Një figurë komplekse, që lëshonte mirësi. Veprat e tij janë të mëdha. Është një galeri e madhe e karaktereve të imazheve. Ishte mjeshtri i imazhit, kryemjeshtri i miqësisë. Ai është një ndër figurat emblematike të ekranit shqiptar. Tërheqja e tij në ato kohë ku propaganda ishte e ashpër, ishte se Muhaerremi kishte dy motra të martuara në Itali. Ai nuk pati kurrë një mllef, revansh. Ishte i lidhur me artin në mënyrë më fantastike. Jo vetëm si skulptor dhe piktor, është unikal në ekranin shqiptar. Burrë i ditur, i dashur, shumë i mirë.

Muharremi nuk është njeri që ka bërtitur për këtë atmosferë, por ishte burrë i ditur. Kur merrte një punë Muharremi, do të quhej mësonjëtorja e tij. Ai dinte të ndërtonte, ishte muzikant, piktor, dramaturg, njeriu i fjalës së ëmbël. Më mbetet peng gushti i fundit i këtij viti kur ishte në Pogradec. Kishim miqësi familjare. Kërkoi që të më bënte një portret. Më tha dua ta bëj një portret. I thash; “aman se kohë covidi, e shtyjmë”. Se dija që ai do të ishte gushti i fundit me Lemen.

Kishte freski, kishte një imazh, kishte energji. E kam peng këtë dëshirë të tij që ai donte të më bënte një porter një pikturë, dhe do e kisha sot në shtëpi. Njeriut i mbeten pengje në jetë. Ai ishte njeri i kompletuar. Ai ka shkruar një libër për jetën e tij. E shkruar me një gjuhë të thjesht, e konkrete. Vetëm një përshkrim të detajuar të kujtimeve të veta. Muharrem Fejzo ka pasur një jetë interesante, plotësoi krejt ëndrrën e tij. Mllefi i tij ishte krijimtaria, filmi, skulptura, njeri i pashtershëm. Dukej se kishe të bëje me një burrë 60 vjeçar dhe jo 87-vjeçar. Ishte burrë vital.”, tha Shanaj.

Më herët, Shanaj shkruante se Fejzo ishte për të një “mik i miqësisë së qeshur”, ndërsa kujton një bisedë gjatë muaji gusht kur i ndjeri pikturonte.

MESAZHI I SHANAJT:

Muharrem Fejzo, iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar nje burre i pashem mendje hapur! Sa mire ishte, kete vere. Punonte ende ne pikture. Gjate gushtit me tha dua te kesh dhurate kompozim portretin tend. Dite covidi o Leme, e shtyjme per me vone! Emër i pasur me vepra! Regjisor i filmave: Mesonjtorja,Operacioni Zjarri, Nje emer mes njerzeve, Muri i gjalle, Guna permbi tela, Fije qe priten, Kapedani ( bashkeautor)e tj. Skulptor, piktor! Njeri i ditur, mik i paster, sqimatar! Iku nje njeri qe mbillte fisnikeri , buzeqeshja ishte prone e tij! Lamtumire Leme, kur te kam njohur luaje ne kitare ! I veshur bukur! Ashtu ke mbetur per mua! Mik i miqesise se qeshur!

LEXO EDHE:

Lajm i trishtë për kinematografinë/ Koronavirusi i merr jetën regjisorit të njohur

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura