“Mijëra orë përgjime, filmime dhe shkresa”, Policia publikon provat: Si u zbulua laboratori në Has

Oct 22, 2018 | 11:18
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në një deklaratë për mediat ka treguar detaje në lidhje me operacionin e zbulimit të laboratorit të përpunimit të drogërave të forta në Has.

“Procedimi për këtë operacion ka nisur pas një referimi të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, u shpreh numri një i policisë.

laboratori droga has

PJESË NGA DEKLARATA

Gjatë kësaj periudhe, veçanërisht me intensitet në muajt e fundit, për dokumentimin e kësaj dosjeje, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit.

Goditja e kësaj veprimtarie kriminale është bërë në periudha të ndryshme, duke u finalizuar këtë fundjavë.

Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.

Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prokurorisë për prodhimin e lëndës narkotike.

Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:

  1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
  2. Flamur Çela, 48 vjeç
  3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
  4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
  5. Anila Shuti, 42 vjeç

U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura