Mijëra në shesh për festën, ambasadori rumun: “Birra Korça” e mrekullueshme

Aug 10, 2018 | 9:00
SHPËRNDAJE

Nata e dytë e festës kapërceu çdo parashikim, duke shënuar shifra rekord të pjesëmarrësve në tendat e “Birra Korça”.

4

Turistët e huaj kanë kërkuar të shijojnë vetëm këtë birrë, e cila përveçse identifikohet me qytetin, është edhe birra e parë shqiptare. Ndër pjesëmarrësit e kësaj feste ishte edhe ambasadori i Rumanisë, Mircea Perpelea. I shoqëruar nga zonja e tij dhe një investitor i njohur italian, ai vizitoi fillimisht ambientet e fabrikës së “Birra Korça”.

Presidenti i “Birra Korça”, Hysenbelliu, me ambasadorin e Rumanisë, Mircea Perpelea, në ambientet e fabrikës
Presidenti i “Birra Korça”, Hysenbelliu, me ambasadorin
e Rumanisë, Mircea Perpelea, në ambientet e fabrikës

Ata u pritën personalisht nga presidenti Irfan Hysenbelliu, ku bashkë edhe me stafin drejtues të fabrikës janë njohur së afërmi me prodhimin dhe teknologjinë moderne në të gjitha ambientet e saj. Ambasadori u shpreh se ishte konsumues i “Birra Korça”, por tashmë që pa nga afër teknologjinë dhe ambientet moderne të kësaj fabrike, do të kthehej në fanatik i vetëm i kësaj birre.

3

Më pas ata darkuan në restorantin e “Birrës Korça”, i cili është kthyer në destinacion për turistët falë cilësisë dhe ambienteve të reja, të cilat janë kompozuar edhe me elemente të tradicionales, ku shijuan veç birrës, edhe ushqimet e zonës.

Z.Ambasador, sapo vizituat fabrikën e “Birra Korça”. Cilat janë përshtypjet e para që keni?

“Birra Korça” është e mrekullueshme, por fillimisht dua të ndaj përshtypjet për qytetin. Mund të them se Korça është një qytet mjaft i bukur. Po në një nivel me të, madje edhe me lart është edhe birra e këtij qyteti. Unë dua të përgëzoj presidentin, Z. Irfan Hysenbelli, për këtë investim gjigant në këtë fabrikë. Tani që vizitova ambientet e fabrikës më pëlqen edhe me shumë “Birra Korça”.

Në gjykimin tuaj, një investim i tillë dhe teknologjia bashkëkohore, sa i vlejnë konsumatorit, por edhe imazhit të qytetit?

Një investim i këtyre përmasave sigurisht që është shumë i vlefshëm për qytetin, për qytetarët, por edhe më gjerë. Është kënaqësi të vizitosh këtë fabrikë në këtë stinë, kur të gjithë e shijojnë një gotë birrë. Edhe njëherë përgëzoj presidentin për investimin.

Një mendim për “Birrën Korça?”

Është stina e verës dhe mua më pëlqen “Birra Korça”, madje edhe më shumë tani që e vizitova nga afër dhe e pashë cilësinë dhe teknologjinë e përdorur në të. Do ta pi më shpesh “Birrën Korça”, por me masë.

Turistët nga Franca: Do të shijojmë në të pesta netët “Birrën Korça”

Turistët francezë duke shijuar “Birrën Korça”
Turistët francezë duke shijuar “Birrën Korça”

Mijëra qytetarë të ardhur nga i gjithë vendi, por edhe turistë nga shtete të ndryshme të botës, deri tek ato më të largëtat, festuan dhe shijuan gota pafund të “Birra Korça”. Atmosfera festive është ndezur edhe më tej nën shoqërinë e muzikës së zgjedhur, ku mbrëmë në natën e dytë të festës performuan këngëtarët Juliana Pasha & Band, Venera dhe Lindi, Dj K3ytech, Olsa Papandili e Rubin Kaso.

Mbrëmja ka startuar në orën 21:00, ku pjesëmarrësit e kanë shijuar muzikën të shoqëruar me “Birra Korça’, por edhe kërnackat tradicionale të zonës. Tashmë Korça është kthyer në një destinacion turistik, ku për pesë net mirëpret mijëra turistë me birrën e qytetit të saj. Një grup të rinjsh nga Franca treguan se kishin ardhur në Shqipëri enkas për këtë festë, ndërsa kanë zgjedhur të pinë vetëm “Birra Korça”.

“Jemi nisur nga Franca enkas për këtë festë, pasi na e sugjeruan miq tanë, që kanë qenë më parë këtu. Ata na folën edhe për birrën e këtij qyteti. Jemi kënaqur këto dy net dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë deri në fund të festës. Muzika është shumë e mirë, por ajo që na pëlqeu më shumë është “Birra Korça”. Ka një shije të mrekullueshme. Dëgjuam se është birra e parë shqiptare dhe të gjithë njerëzit e preferojnë këtë birrë. Për ne që jemi të rinj është një birrë shumë e lehtë dhe që të lë një shije të mirë”, u shprehën të rinjtë e ardhur nga Parisi.

Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë festa është kuruar në çdo detaj të sajin dhe organizatorët e kanë rikthyer birrën e qytetit dhe historikun e saj për ta vënë sa më pranë turistëve dhe vizitorëve. Vala festive ka gjallëruar së tepërmi gjithë qytetin e Korçës, ku “Birra Korça” ka qenë prezente duke e mbajtur gjallë atmosferën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura