Mihrije Braha në dilemën e filmit “Propozimi” pasi i ofruan 1 milion dollarë në këmbim të seksit: Ja si reagoi Naimi

Feb 27, 2021 | 19:59
SHPËRNDAJE

Të gjithë e kanë parë filmin e famshëm “Propozimi”, ku një grua e martuar pranon të bëjë seks me një milioner kundrejt një shpërblimi prej një milion dollarësh.

Duket se kjo do t’u jepte fund problemeve financiare të çiftit, por të dy e gjejnë veten në një rreth vicioz pasioni, intrige dhe xhelozie që mund të shkatërrojë dashurinë e tyre.

Në një situatë të tillë janë gjendur çifti i këngëtarëve nga Kosova, Mihrije Braha dhe Naim Abazi. Ata janë një ndër çiftet më të njohur të artistëve në vendin tonë, të cilët bëhen shpesh pjesë e intervistave dhe spektakleve të ndryshme, si gjithmonë të pandarë nga njëri-tjetri.

Këngëtarët nuk ngurojnë që shpesh të ndajnë detaje nga jeta e tyre personale, përveçse nga karriera dhe skena, ndërsa çdo herë zbulojnë ndodhi interesante nga historia e tyre e gjatë e dashurisë.

Të ftuar në një emision në “RTV Ora”, ata kanë folur pikërisht për këto ngjarje, ndërsa ishte Mihrija që rrëfeu një episod që dukej sikur kishte dalë nga filmi “Indecent Proposal”.

Artistja, duke iu përgjigjur pyetjes “A të ka ngacmuar ndonjëherë një mashkull i famshëm i showbiz-it shqiptar?”, zbuloi se kishte marrë një propozim për të kaluar në një ishull natën me dikë, në këmbim të 1 milion dollarëve. Interesant ka qenë edhe reagimi i Naimit, pasi dëgjoi për këtë ofertë.

“Ka qenë një ofertë 1 milion dollarëshe, një natë në një ishull. Është shumë i njohur dhe është shqiptar ai që ka bërë ofertën. Më e bukura është se pas kësaj telefonate, mora menjëherë Naimin dhe i thashë çfarë ndodhi. Ai filloi të më tallte e të bënte shaka duke më thënë: ‘Më ke humbur 1 milion dollarë. Këtë ma ka përmendur 2 muaj e gjysmë”.

Naim Abazi dhe Mihrije Braha është një çift që i ka rezistuar kohës. Naimi i përkushtuar televizionit dhe Mihrija këngës, vazhdojnë të ngelen çifiti ikonë dhe mjaft i ndjekur nga publiku shqiptar. Mihrija mahnit me fizikun dhe pamjen e saj, pavarësisht moshës, e cila duket se rinohet çdo ditë e më shumë.

Të ftuar në emisionin “Rudina”, çifti i shumëpërfolur treguan të vërteten e ndarjes së tyre, një thashethem që nuk ka munguar as për çiftin e konsoliduar.

“Lajmi ka ardhur si propozim nga mediat”, ka thënë Mihrija.

“Gjithë ideja ishte e gazetarëve, ata na lutën që të themi që jemi ndarë. Ishte Naimi ai që pranoi sepse unë nuk doja. Megjithëse fjala ‘po’ doli nga goja ime. Unë thashë po jemi ndarë, Naimi më ka lënë dhe po luaja rolin e viktimës, edhe pse nuk e dija se ça kishte thënë Naimi”, vazhdoi rrëfimin këngëtarja.

E ndërkohë tregon dhe për reagimin e nënës saj, “Nana jeme më tha kurrë mos bëj më kështu shakash, edhe pse dy mamatë tona e kanë ditur sepse i njoftuam më përpara. Aty e kam kuptuar se sa shumë e adhurojnë njerëzit jetën tonë private. E madje një grua më tha me të pa taku në tre të natës të kisha rrahur.”

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura