Mihajloviç fërkon duart pas fitores: Berluskoni flet në kohën e duhur

Jan 17, 2016 | 23:42
SHPËRNDAJE

Pas kualifikimit në Kupën e Italisë, Milani ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në “San Siro”, 2-0 përballë Fiorentinës.

miha

Në konferencën për shtyp në përfundim të ndeshjes trajneri i kuqezinjve, Sinisha Mihajloviç më në fund ka buzëqeshur.

“Jam shumë i kënaqur: kemi bërë një lojë të kujdesshme, dhe kemi sakrifikuar shumë. Ne e merituam fitoren dhe nuk e kemi lënë Fiorentinën të shënonte asnjë gol, megjithëse e kishte bërë këtë në çdo ndeshje”, deklaroi Mihajloviç i pyetur nga Premium Sport.

“Dua të falënderoj ekipin, madje edhe Presidentin, një president i madh i cili e i që për të thënë fjalët e duhura gjen kohën e duhur. Na dha qetësinë duhur në një moment të rëndësishëm “, vazhdoi trajneri serb.

“Nga kjo ndeshje kemi marrë një kënaqësi të madhe, por kjo është vetëm një ndeshje e fituar. Unë shpresoj që faza e dytë të jetë një mundësi për tu ‘hakmarrë’. Juventusi dhe Napoli kanë diçka më shumë, por kampionati është ende i gjatë, ka edhe 18 finale të tjera për të luajtur dhe ne na duhet të luajmë si sot. Me skemat 4-3-3 dhe 4-4-2 ne kemi zhvilluar disa ndeshje të bukura, por kur të jenë në formë të mirë Boateng, Baloteli dhe Menez, unë do ti rikthehem skemës 4-3-12. Jam shumë i lumtur për Prince Boateng dhe Mario Balotelin, dy futbollistë smë të rëndësishëm që edhe sot treguan se kur janë në formë mund të bëjnë diferencën në fushë”, mbylli deklaratën e tij trajneri i kuqezinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura