Migrena, si mund të parandalohet shpërthimi i krizave

Feb 1, 2018 | 10:00
SHPËRNDAJE

FLET MJEKJA NEUROLOGE, ENTELA BASHAmjeke

E panjohur dhe e pashërueshme janë dy nga përcaktimet më të shpeshta, që i bëhen migrenës. Dhimbjet, që kjo sëmundje shkakton, konsiderohen të rënda, të përsëritura dhe të dhimbshme. Ato mund të shoqërohen me shenja paralajmëruese dhe simptoma të tjera.

Por dhimbja ekstreme që shkakton mund të zgjasë për orë të tëra apo edhe ditë. Sipas Shoqatës Amerikane të Migrenës, kjo sëmundje ka tendencë të shfaqet te njerëzit e moshës 15 deri në 55 vjeç. Disa të sëmurë e kanë më të lehtë të identifikojnë qartë shkaktarët ose faktorët që shkaktojnë dhimbje koke, siç mund të jenë alergjitë, drita dhe stresi. Nëse arrijmë të kontrollojmë këta faktorë, atëherë mund të parandalojmë shfaqjen e krizave.migrena_1515113589-324552

SHENJAT

Sipas mjekes neurologe Entela Basha, migrena shkakton dhimbje të forta, pulsuese, zakonisht në njërën gjysmë të kokës, po nuk përjashtohen dhe pjesë të tjera në varësi të kronicizimit të dhimbjes së kokë. “Zakonisht, është e shoqëruar me të vjella dhe ndjeshmëri të lartë ndaj dritës dhe zhurmës.

Atakët e migrenës mund të shkaktojnë dhimbje të forta që zgjasin nga disa orë deri në disa ditë dhe mund të jenë aq të ashpra sa mund të invalidizojnë të sëmurin. Simptomat paralajmëruese njihen si aura dhe mund të ndodhin para ose gjatë dhimbjes së kokës. Ato janë: xixëllime para syve, njolla të errëta para syve, mpirje të një dore ose këmbe”, pohon doktoresha, e cila na njeh edhe me fazat nëpër të cilat kalon sëmundja.

“Migrena fillon më shpesh në fëmijëri, adoleshencë ose rininë e hershme. Progredon në 4 faza: prodrome, aura, dhimbja e kokës, dhe post-drome, por një i sëmurë që vuan nga migrena mund të mos i përjetojë të gjitha fazat”.

FAZAT

Prodrome Një ose dy ditë para dhimbjes së kokës mund të këtë shenja që paralajmërojnë krizat, si p.sh. konstipacioni, luhatje të humorit, ngrirje të qafës, etje të shtuar ose urinim të shtuar, po ashtu edhe hapje të shpeshtë të gojës. Aura Aura mund të ndodhë para ose gjatë migrenës. Shumë njerëz përjetojnë migrenën pa aura. Aurat mund të jenë vizive (të parit), si xixëllima, shikim zigzag, apo mpirje të dorës dhe/ose të këmbës, vështirësi në të folur etj..

Këto simptoma zakonisht zgjasin nga disa minuta deri në 20-60 minuta. Ataku i migrenës Migrena zgjat nga 4 deri në 72 orë nëse është e patrajtuar. Frekuenca e krizave është e ndryshme nga një person te tjetri, mund të jetë e rrallë, por mund të jetë dhe disa herë në muaj. Gjatë krizës, i sëmuri përjeton dhimbje të fortë në një krah ose në të gjithë kokën, dhimbje e fortë pulsuese, shtrënguese, ndjeshmëri e lartë ndaj dritës dhe zhurmës, të përziera, të vjella, turbullim të pamjes. Post-drome Gjatë kësaj faze, kur ka kaluar dhimbja, i sëmuri përjeton konfuzion, marrje mendsh, prishje të humorit, dobësi, ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës.

FAKTORËT E RISKUT

Menaxhimi i migrenës më shumë sesa me shërimin e saj, është i lidhur me parandalimin e krizave. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë, sipas Bashës, është duke eliminuar apo shmangur faktorët e riskut. “Trajtimi i migrenës është i mundur, por jo shërimi i saj, eliminimi i faktorëve shpërthyes është një ndihmues shumë i mirë për uljen e frekuencës së krizave. Ndonëse shkaqet janë paqarta, faktorët ambientalë dhe gjenetikë janë më dominantët.

Në shpërthimin e krizave mund të shpien ndryshimet hormonale, regjimi ushqimor, stresi, konsumimi i pijeve alkoolike, zhurmat, dritat e forta etj.”. Mjekja neurologe sqaron secilin prej këtyre shkaktarëve dhe peshën që kanë. “Ndryshimet hormonale te femrat, luhatjet e niveleve të estrogjeneve mund të jenë shkaktarë të shpërthimit të migrenës, para dhe pas ciklit menstrual.

Po ashtu, ushqimet, djathërat e staxhionuara, ushqimet e kripura, neglizhenca e vakteve ushqimore. Aspartani dhe monosodiumi i glutamatit, shtesë e shumë ushqimeve të staxhionuara, mund të shpërthejnë krizat e migrenës. Sa u takojnë pijeve, rekomandohet shmangia e verës së kuqe. Të tjerë faktorë mund të jenë: Stresi në punë ose shtëpi, dritat e forta, dielli i fortë, zhurmat e larta, duhani, aromat e forta, ndryshime të ciklit të gjumit, konkretisht mungesa e gjumit ose pamjaftueshmëria e orëve të gjumit.

Për të mos nënvlerësuar janë edhe ndryshimet e ambientit ose ndryshimet e temperaturave, medikamentet, kryesisht kontraceptivet orale dhe vazodilatatorët si nitroglicerina, që mund ta rëndojnë migrenën. Së fundmi, mund të veçoj faktorin gjenetik, pasi nëse keni në familje të afërm që vuajnë nga migrena, keni risk të lartë për ta pasur dhe ju”. Statistikat thonë se femrat Î kanë riskun tri herë më të lartë për të pasur migrenën, 6 % te meshkujt, 16 % te femrat. Kjo do të thotë që ato janë më të predispozuara.

KOMPLIKIMET

Me rëndësi është të njihen edhe pasojat apo komplikimet që migrena mund të sjellë. “Të sëmurët që vuajnë nga migrena mund të bëjnë kronicizim të saj, dhimbje të përditshme të kokës ose 15 ditë dhimbje koke në muaj, mund të bëjnë infarkte të trurit, kështu që duhet të bëjnë një vlerësim të mirë të sëmundjes te mjeku specialist neurolog”, shton mjekja neurologe Entela Basha.

sdfdsfsdf

DIETA QË MUND TË NDIHMOJË NË ULJEN E SULMEVE TË MIGRENËS

Nuk është e pazakontë që pa cientët e migrenës të vërejnë se simptomat e tyre kushtëzohen nga ajo që kanë konsumuar, megjithatë ushqimet apo përbërësit, të cilët kontribuojnë në dhimbjen e kokës, ndryshojnë shumë nga personi në person.

Disa njerëz raportojnë se kanë më shumë sulme të migrenës pas ngrënies së ushqimeve të përpunuara ose alkoolit, ndërkohë që të tjerë kanë dhimbje më të shpeshta të kokës pasi nuk kanë konsumuar vakte të rregullta. Të tjerët nuk kanë ndonjë shkak ushqimi në të gjitha. Megjithatë, një dietë e ekuilibruar mund të ndihmojë në uljen e sulmeve të migrenës.

REGJIMI

Ndërsa jo të gjithë njerëzit me migrenë gjejnë shkakun te ushqimet që hanë, çdokush mund të përfitojë nga aplikimi i zgjedhjeve më të shëndetshme. Një dietë prej pesë ose gjashtë porcione me produkte të freska gjatë gjithë ditës mund të parandalojë sulmet e migrenës në mënyra të ndryshme. Përdorni një ditar dhimbje koke për të mbajtur gjurmët e çdo ndryshimi që po bëni në dietën tuaj dhe vini re se sa të rënda dhe të shpeshta janë dhimbjet e kokës dhe cilat ushqime keni ngrënë ose shmangur kur ndodhën.

Duhet gjithashtu të shënoni se si dhimbjet e kokës tuaj i përgjigjen trajtimit gjatë kësaj kohe. Shkaktarët e raportuar më së shumti, të cilët çojnë në shpërthimin e krizave përfshijnë alkoolin, duke përfshirë verën e kuqe dhe birrën, ëmbëlsirat artificiale, tërheqjen e kafeinës, çokollatën dhe mishin e përpunuar. Në fund, edhe nëse ushqimi nuk është një shkaktar kryesor për sulmet tuaja të migrenës, identifikimi se si ushqimet e caktuara ndikojnë te ju dhe mbajtja e një diete të ekuilibruar, ju jep më shumë kontroll mbi simptomat dhe shëndetin tuaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura