“Mid’hat Frashëri”/ Ilir Demalia polemizon me Paskal Milon: Si profesor i historisë, besoj se do ketë bërë lapsus!

Nov 18, 2018 | 17:28
SHPËRNDAJE

Në vijim të shkrimeve dhe reagimeve të Paskal Milos, Ilir Demalia ka replikuar përmes një postimi të bërë publik në profilin e tij në Facebook.

“Mid’hat Frashëri gaboi në një moment historik kur njerëz si ai duhet t’i bashkoheshin rrymës së përgjithëshme dhe aktive të antifashizmit. Ai u bë kryetar I Ballit Kombëtar, I një force që tradicionalisht duhet të përfaqsonte polititikën alternative të djathtë shqiptare, aq sa ajo mund të ekzistonte si e tillë në rrethanat e Shqipërisë se kohës”, këtë reagim të Milos, Demalia shkruan se si profesor i historisë, ai duhet të ketë bërë lapsus, ndërsa ka vijuar më tej të shpjegojë pikëpamjet e tij dhe përse nuk është dakord me atë çfarë Milo ka shprehur.46408074_10217853031418474_1690562182120472576_n

Postimi i plotë:

Në ditën e çlirim-pushtimit.

“Mid’hat Frashëri gaboi në një moment historik kur njerëz si ai duhet t’i bashkoheshin rrymës së përgjithëshme dhe aktive të antifashizmit. Ai u bë kryetar I Ballit Kombëtar, I një force që tradicionalisht duhet të përfaqsonte polititikën alternative të djathtë shqiptare, aq sa ajo mund të ekzistonte si e tillë në rrethanat e Shqipërisë se kohës” tha Paskal Milo në ditën e 17 Nëntorit dita e çlirim-pushtimit të Tiranës.

Paskal Milo si profesor i historisë, besoj se duhet të ketë bërë lapsus!??

Balli Kombëtar nuk ka qenë parti e djathtë por e qëndrës së majtë që anonte nga e majta… Nacional-socialiste. Nacionalizmi nuk është vetëm tek të djathtët që kanë krijuar kombet. Nacional-socialist kanë qenë nazizmi, fashizmi… ne gjatë regjimit komunist trumeptuam një butafori nacional-komuniste me ideologji bolshevike as të djathtë as të majtë dhe; Shqipëria prej themelimit të shtetit nuk ka mundur ende të krijoj bazë ideologjike, politike, ekonomike të djathtë apo të majtë ende sot. Fakti që ende kemi paqartësi mes të djathtës dhe te majtës duke e ngatërruar me “komunist-antikomunist” tregon dhe nivelin e të kuptuarit dhe aplikuarit në terren të programeve politike dhe ekonomike si luftë klanesh dhe bandash. Kjo tregon gjendjen infantile parashtetërore dhe jemi ende shumë larg shtetit modern-demokratik.

Dekalogu Ballit e ka të qartë që është një parti nacional-social-liberale.

Pika katert e jep qartë.

4. Luftojmë për një Shqipëri të rregullueme ekonomikisht dhe shoqërisht, në mënyrë që të mos ketë shfrytëzues dhe të shfrytëzuem, d.m.th të mos ketë njerëz që jetojnë në kurriz të të tjerëve; mos të ketë bujq pa tokë të vetën të mjaftueshme, puntorë krahu dhe mendjeje pa banesë dhe jetë të sigurueme, pra një Shqipëri të rregullueme me një sistem ekonomik rrënjësisht të reformuem simbas shpirtit dhe nevojave të popullit shqiptar.

ilir demalia

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura