Mid’hat Abdyl Frashëri

Mar 25, 2020 | 10:38
SHPËRNDAJE

Uran-Butka1

Nga URAN BUTKA

(me rastin e 140 vjetorit të lindjes se tij)
Lindi në Janinë më 25 mars 1880. I ati, Abdyli, ishte në Prizren, në krye të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur lindi Mid’hati. Abdyli, Naimi dhe Samiu u morën direkt me edukimin e tij.  Në vitin 1897 themeloi biblotekën “Lumo Skëndo” dhe mori pjesë aktive në botimin e “Kalendarit Kombiar” bashkë me Kristo Luarasin. Shkrimet e para me temë rilindëse i botoi qysh në moshën 16 vjeç, madje puna e parë ishte për Skënderbeun. Pas studimeve, punoi në admistratëm osmane në Stamboll dhe mandej në Selanik, ku themeloi Klubin shqiptar dhe gazetën “Lirija” (1908).

Mid’hati u zgjodh kryetar i Kongesit të Manastirit, (1908) që hartoi një program kombëtar prej 18 pikash dhe vendosi alfabetin krejtësisht latin të gjuhës shqipe.

Ai qe nismëtar i thirrjes së Kongresit arsimor të Elbasanit( 1909) për çeljen dhe administrimin e shkollave shqipe dhe të Normales për mësues. Botues i revistës kulturore “Dituria”, një enciklopedi e jetës dhe monument i kulturës shqiptare(1897-1929).

Veprimtar i shquar i Pavarësisë. Pjesëmarrës në tubimin e Shkupit( tetor 1912) ku u vendos te shpallej Pavarësia e Shqpërisë. Delegat i Pejës dhe Gjakovës, Plavës e Gucisë dhe mandej dhe i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës (1912). Firmëtar i Pavarësisë Kombëtare dhe anëtar i qeverisë së Ismail Qemalit, ministër i Punëve të Përgjithshme.

Në vitin 1914 ministër në qeverinë e Princ Vidit.
Largohet nga Shqipëria, kur nis rebelimi haxhiqamilist, që i dogji edhe shtëpinë me gjithe dokumentet në Elbasan. Emigrant në Zvicër, Sofje, Bukuresht. Në Sofje boton veptat e para: “Letra nga një udhëtim në Zvicër”, “Hi dhe shpuzë”, “Popullsia e Epirit”, “Pritmi i Shqipërisë”, si edhe gazetën në gjuhën frengjisht “L’indipendance Albanaise” ku propagandonte dhe mbronte çështjen shqiptare.

Gjatë Luftës së Parë Botërore u internua në Moldavi, në minierat e naftës dhe të vdekjes. Atje shkroi “Ditarin”, kujtimet nga Rumania. Ministër pa protofol ne qeverinë e Turhan Pashës (1918). Delegat i qeverisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919), njëherësh delegat i “Vatrës” SHBA në atë konferencë, i  Komitetit “Mbrojtja e Kosovës” dhe i shqiptarëve te Turqisë.

Në Lozanë dhe Gjenevë, qendra të propagandës dhe botimeve të kombeve, Mid’hati botoi në vitin 1919-një sërë veprash të rëndësishme historike në gjuhën frëngjisht si “Rilindja shqiptare”, “Shqiptarë e sllavë”, “Shqiptarët në vend të tyre dhe jashtë atdheut”, “Rivendikimet shqiptare”, “Çështja e Epirit”, si edhe qindra artikuj, promemorie, letra, ese, memorandume drejtuar Konferencës së Paqes, qeverive të Fuqive të Mëdha dhe personaloiteteve politike e kulturore të Europës si edhe shkrime botuar ne gazetat dhe revistat më prestigjioze të Europës.

Gjithashtu, i dërgoi Presidentit Uilson të SHBA një mesazh për ta njohur me çështjen shqiptare dhe nje aneks-promemorie të shoqëruar me gjashtë harta etnografike, që ndikuan tek Presidenti Uilson për mbrojtjen e çështjes së rrezikuar shqiptare, në prag të coptimit.

Kryetari delegacionit shqiptar në Konferemncën e Paqes në Paris (1920-1922) dhe në Lidhjen e kombeve, ku mbrojti si askush tjetër çështjen shqipare. Në vitin 1923 emërohet Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi, ku u shqua për regullimin e marëdhenieve shtetërore me Greqinë, mbylljen e Sillogjeve antishqiptare dhe mbrojtjen e çëshjes çame, ndalimin e shkëmbimit të shqiptarëve si turq në Turqi(1923-1925) dhe kundërshtimin e kolonizomit të Çamërisë me kolonë grekë.

Dha dorëheqjen si ambasador në vitin 1925, kur politika e shtetit shqiptar nuk përputhej më me parimet e tij, pikërisht  kur Shën Naumi dhe Vermoshi iu dhanë Jugosllavisë nga Zogu, me protestën “Asgjë të japim nga trupi i mëmëdheut tonë”.

Në vitet 1925-1939 u mor me punë kulturore dhe studimore, themeloi librarinë “Lumo Skendo në Tiranë” dhe botoi një sërë veprash të rëndësishme si “Plagët tona”, “Gruaja”, “Udhëtarët e huaj në Shqipëri”, “Liga e Prizrenit”, “Përshtypjet e udhëtimit” ”, “Bibliografitë”  etj

Më 8 prill 1939 hodhi themelet e organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar” si një alternativë antifashiste me program “Nacionalizma shqiptare, 1939. Në vitin 1942 publikoi progamin e Ballit Kombëtar “Dekalogu”, një program nacionalist për një Shqipëri etnike dhe demokratike dhe socialdemokrat nga pikpamja sociale.  Gjatë Luftës së Dytë Botërore udhëhoqi luften e nacionalisteve kunder pushtuesve nazifashistë dhe paqen ndermjet shqiptarëve. Ishte organizatori kryesor i Kuvendit të Mukjes (3-4 gusht 1943) dhe i Marrëveshjes së Mukjes per një luftë të përbashkët kundër okupatorëve, në krah të Aleatëve të mëdhej Antifashistë. Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nga komunistët dhe emisarët jugosllavë, ai u përpoq të ndalte Luften civile (1943-1945) dhe u përball me terrorizmin komunist.

Emigroi nga Shqipëria pas pushtimit komunist te saj (nëntor 1944) për ta vazhduar luftën kundër regjimit komunist me mjete demoktatike me ndihmen e vendeve Perëndimore. Në emigracion organizoi qëndresën, por edhe edukimin e shkollimin  emigrantëve politikë shqiptarë (në kampet Gramo, Santa Fara, Regio Emilia, etj) me konferencat, kurset, shkollën “Besnik Çano”, mësimin e gjuhëve të huaja dhe botimin e revistës ”Flamuri”).

Ne vitin 1949 Mid’hat Frashëri në bashkepunim me Aleatët aglo-amerikanë themeloi ne Francë më 26 gusht 1949 Komitetin “Shqipëria e Lirë”, qeveria shqiptare ne emigracion. Qëllimi i Komitetit “Shqipëria e Lirë” ishte lirimi i Shqipërisë nga diktarura komuniste dhe vendosja atje e një sistemi demokratik sipas modeleve më të përparuara perëndimore. Mid’hat Frashëri u zgjodh kryetar i komitetit dhe nga BBC në Londër shpalli programin e Komitetit, 6.09.1949. Komiteti Shqipëria e Lire” u vendos me seli në Nju York, ku nisi veprimtarinë.

Për fat të keq, vdiq paprirur më 3 tetor 1949. Vdekja e tij mbetet e dyshimtë, ndonëse u njoftua një atak kardiak. Mendohet se vdekja e M.Frasherit u shkaktua  nga një ndërhyrje e Sigurimit Rus, nëpërmjet agjentit Kim Filbi, sipas vendit te qeverisë shqiptare për ta zhdukur Mid’hat Frashëtin (dok. arkivi i Ministrisë së Brendshme).

Vdekja e Mid’hat Frasherit ishte një humbje e madhe per Shqipërinë dhe kombin shqiptar, por edhe më gjerë. Ai ishte figura më e madhe e Kombit tonë, njëherësh edhe nje nga personalitetet më të shquar të Europës në atë kohë.

*   *
Instituti i Studimeve historike ”Lumo Skendo” po boton veprën e zgjedhur te Mid’hatFrasherit ne 12 vëllime. Deri tani jane botuar katër vëllime, i pesti është në shtyp.

(fotot e kater vellimevet)

*   *   * 

Mid’hat Frasheri ne vitin 1900
Mid’hat Frasheri ne vitin 1900
Abdyl Frasheri me dy bijte, Mid’hati me i vogli
Abdyl Frasheri me dy bijte, Mid’hati me i vogli

 

Mid’hat Frashëri

RËNDËSIA E KONGRESIT TË LUSHNJËS

Situata kishte ardhur në atë pikë fort të vështirë, kur brenda në Shqipëri, prej vetë shqiptarëve, bash nga ana e atyre drejtpërdrejt të interesuar, po përgatitej një ngjarje që do të ndryshonte rrjedhën e punëve brenda në vend dhe do të krijonte një korrent të ri në opinionin politik të botës, duke vënë lakuriq aspiratat e shqiptarëve.

Në të marrë fund të luftës, ishte parë agimi i një kohe të re: okupimet e huaja kishin qenë përndryshe edhe një ilaç i çmueshëm për të formuar ndërgjegjen kombi¬are; me disiplinën dhe rregullin relativ që kishin prurë sundimet ushtarake, ishte zhdukur edhe dufi i pasioneve, i rivaliteteve personale; ishte ngritur gjer në një shkallë lëngata-fort e vjetër, për fat të keq, e regjionalizmës Këto të mira, në mos me rrënjë të thella, të paktën në sipërfaqe dhe në dukje, kishin ardhur prej kushteve të reja që kishte prurë më tepër se nga çdo tjatër administrata austriake, që kishte stabilizuar autoritetin, kishte shtrënguar botën të punojë dhe të hajë bukën me djersën e ballit dhe kishte krijuar një burokraci thjesht shqiptare, duke shtuar në një mënyrë të çuditshme numurin e shkollave fillore. Këto situata të reja ishin të volitshme për zhvillimin e ideve kombiare, ide, dëshirë dhe vullnet që ishin bukur mani-festuar para dhe në kohën që u mblodh Kongresi i Durrësit, kur u formua qeveria provizore.

Shpresat e vëna në qeverinë dhe në dërgatën, që vajti të ankohej përpara konferencës, nuk mbushën premtimet dhe shpejt erdhi një moskënaqësi e shtuar akoma më tepër, kur politika e një mandati italian mbi Shqipërinë dhe projekti i një komisari po merrnin një karakter praktik, tërë duke u konfirmuar dhe me marrëveshjen e re Tittoni-Venizelo: këto janë shtytkat prej të cilave dolli manifestimi kombiar i madh i njohur nën emrin Kongre¬si i Luslmjës (28-31 janar 1920).

Kongresi i Lushnjes do të kishte efektin e thellë të theksojë në aspiratat e kombit idenë e indipendencës absolute dhe të integritetit të vendit, duke u dhënë të kuptonin edhe të huajve, botës politike, se vendi punon pas parimeve të kombësisë, duke u mbështetur mbi të drejtat e tij pa qënë vegël e ndonjë pushteti të huaj. Mund të thuhet se që nga Lidhja e Prizrenit, ishte manifestimi i parë me një rëndësi fare të veçantë për këtë popull, e një punimi të bërë me fuqinë që buronte vetëm prej trupit të tij.

Vendimet e Lushnjës kishin dy detyra: 1- të realizonin brenda në Shqipëri një qeveri thjesht kombiare për të gjithë vëndin. 2-të mbahej një atitudë gjithashtu kombiare dhe larg çdo dyshimi përpara konferencës; të dy punët aq të rënda, njëra sa dhe tjatra.

Do të kujtojmë këtu se kur u mbështollën të pesëdhjetë përfaqësuësit në qytetin e vogël të Myzeqesë, vendi gjendej nën okupatën efektive, aq ush¬tërore sa edhe civile të Italisë, sidomos nga Vjosa e në kufi të Greqisë: Shkodra ishte nën një sundim internacional (francez, englez, italian) dhe Korça gjendej nën një administratë franceze; megjithëkëtë, pa asnjë për¬jashtim, të gjitha viset kishin çuar delegatë, ishin bashkuar në politikë dhe në vullnet.

Realizimi i pikës së dytë të programit lypte një durim dhe hollësi veprimi, me qenë indipendentë prej dëshirës së atyre di¬rekt të interesuar në punë. Por zbatimi i pjesës së parë varej drejtpërdrejt nga aktiviteti që do të zhvillonte vetë populli, prej besimit që do të inspironte regjimi i ri, ky regjim i inauguruar në kondita kaq të vështira .

Marrja në dorëzim e Shkodrës (25 mars 1920) qe i pari sukses politik, bashkë me të dhe një shënjë sim¬patie e dhënë prej Fuqive të Mëdha. Ishte dhe shkal¬la e parë për grupimin e copëve të ndryshme të mëmëdheut rreth një autoriteti të vetëm. Të marrët e Gjinokastrës (27 prill), të lëshuarit e Korçës prej francezëve (I5 maj) dhe të bashkuarit e saj në një mënyrë paqësore, plotësoi edhe njëherë suksesin e qeverisë së re, shtoi besimin e saj dhe ngjalli ako-ma një herë vullnetin e kombit, i cili kurorëzoi veprën e nisur në Lushnje duke mbajtur tre muaj me radhë një përpjekje të ashpër në Tepelenë dhe Vlorë dhe duke parë që (më 17 gusht 1920) ky qytet dhe gjithë pikat e Shqipërisë të zbrazeshin prej çdo ushtrie, prej çdo administrate të huaj.

Kjo pemë s’ ishte arrirë pa vështirësi dhe pa rreziqe të panumurta. Sforci¬mi i zhvilluar ishte një send titanik kur barazohet me mjetet që dispononte kombi. qeveria dhe shteti i ri: pa organizim, pa ushtri, pa polici as gjindarmëri, pa një ovull në arkë, i ndarë nga bota e qytetëruar, se udhët ishin prerë prej qeverive pak simpatike, rrethuar prej tre fqinjve aspak të favorshëm dhe më tepër akoma, të zvjerdhur prej çdo mbështetjeje morale. pa ndonjë ndihmë reale ose të paktën, simpati efektive diplomatike. Duke marrë në konsideratë këto rrethana, mund të thuhet se vepra e mbaruar në motin 1920 prej shqiptarëve është prej atyreve që s ‘kanë shëmbuj të shumtë.

Edhe kjo energji e dëftyer shfaqet në një formë akoma më kolosale në kujtofshim se kur zhvilloheshin ato përpjekje me ndalimet që ishin ngrehur prej të huajve, një vështirësi jo më pak importente ndezi një flakë të shkurtër brenda në gji të popullit: rreth Tiranës një lëvizje esadiste, një reaksion i vërtetë sërish po ngrinte krye (qershor 1920) duke shpikur një rrezik të tmerrshëm për të lindurin e ri dhe më tepër për prestigjin e tij. Me urtësi të madhe qeveria diti të ndalojë çdo krisje armësh dhe qetësoi nervozitetin duke dërguar një komision pranë Esadit në Paris. Zhdukja e këtij monstre pak javë më vonë, duke thyer idolin e tyre, theu edhe hovin e atyre që vazhdonin të ushqeheshin me ide tradhëtore dhe fanatike, të atyre që kujtonin se lumturia mund të ngrihet mbi çrregullsi, mbi punime arbitrare të influencave personale duke mohuar hamoninë që sjell një autoritet legal dhe kombiar.

Por, në qoftë se fuqia e lindur nga mbledhja e Lushnjës regjistroi në aktiv të saj një nga një kaq fitime dhe nderime,  bash kur vendi kishte nevojë për gjithë fuqitë e tij, kur zhvilloheshin përpjekjet në Vlorë, një vështirësi e madhe. me rrënime dhe gjakderdhje krijohej nga ana e serbëve në veri dhe veri-lindje të Shqipërisë: serbët kishin zënë vend fort më brenda vijës së caktuar më 1913, kështu që kufijtë e njohura në Londër, akoma s’ishin liruar të gjitha dhe kjo situatë përgatiste një vuajtje dhe lëngatë të madhe.

*
Të dy vitet, 1919 dhe 1920, brenda në Shqipëri dhe përpara Konferencës së Paqës, qenë një luftim i paprerë kundër Traktatit të Fshehtë të Londrës, kundër copëtimit të Shqipërisë. Kongresi i Lushnjës dhe përpjekjet e gjakta të Vlorës kurorëzuan veprën patriotike duke proklamuar botërisht dhe me bujë vullnetin e kombit. Këto gjeste zgjidhën në një mënyrë definitive çështjen, duke siguruar triumfin e dy parimeve: indipendencën politike dhe integritetin tokësor. Pas atyre ngjarjeve Konferenca e Paqës më nuk guxoi të vërë në bisedim cënimin e këtyre dy të drejtave.

Por efekti më i madh i luftimeve do të ishte për psikologjinë e brendshme tè popullit, për dinjitetin dhe karakterin e tij. Më 1912 ishte shfaqur tek shqiptarët një besim i rrezikshëm dhe fort i dëmshëm, sipas së cilit Shqipërinë s’e bënë shqiptarët, po e bëri Evropa. Ky mentalitet kishte për rezultat fatal një aparati, një mefshtësi dhe një moskujdesje. Meqenëse na bënë të huajt, atëhere ne më s’na binte ndonjë barrë, ndonjë detyrë. Logjika, vërtetë një logjikë e shtrembër, e donte që, kush e bëri, kush u bë shkak të bëhet, ay le të përpiqet ta kërrejë në krye! Gjykim i vdekshëm që vret dhe shkatërron çdo  përgjegjësi për një komb. Kurse tani, më 1920, Shqipëria u bë, u krijua, u gatua jo vetëm prej vetë shqiptarëve, por edhe kundër Evropës, kundër gjithë pushteteve dhe kombeve të mbështjella rreth Konferencës së Paqes. Punën e bënë vetë shqiptarët, kundër keqdashjes së të tjerëve, pa asnjë ndihmë syresh, as edhe makar  një simpati nuk vonoi të vinte, kur pa bota se shqiptari përqipej për veten e tij, me fuqinë dhe mjetet e veta. Një ngjarje e tillë ka një rëndësi të madhe për historinë e një kombi. Ekzerson një veprim, influencon gjithë jetën e tij. Është një kandil: ndrit dhe duhet të ndriçojë kurdoherë që gjendet në errësirë dhe në të keqe, në çdo kohë dhe në çdo rasje. Të mbajturit mend të akteve të mëdha të patriotizmës është një lumturi si edhe një detyrë.

(Nxjerrë nga vepra:”Probleme të Shqipërisë Indipendente” të Mid’hat Frashërit,)*

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura