“Mezi të kemi pritur perëndesha e jetëve tona”- Olta Boka dhe djali i ish-deputetit bëhen prindër të një vajze, zbulon edhe emrin

Jul 15, 2020 | 19:13
SHPËRNDAJE

Olta Boka ka ndarë disa nga momentet më të bukura me ndjekësit, që nga momenti kur konfirmoi publikisht shtatzëninë.

pjimage (8)

Vetëm pak minuta më parë, përmes një shënimi në facebook Olta ka njoftuar se ka sjellë në jetë vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Gaia.

Këngëtarja deklaron se çdo gjë ka shkuar mirë dhe ashtu si ajo dhe vajza janë të shëndetshme.

“Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj, perendesha e jeteve tona.

Te mora ne krahe dhe tek ti gjeta boten, emocionin me te madh qe s’ka skene qe te mund t’i perafrohet!

Me ty u zbrit nje copez parajse dhe une premtoj qe do te kujdesem per ty sic ben Zoti me engjejt e Tij! Faleminderit Zotit qe shkoi cdo gje mire”, shkruan ndër të tjera Olta Boka.

Kujtojmë se Gaia është fryt i dashurisë së Oltës me djalin e ish-deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj, Iv Rrrokaj.

olta boka

olta boka olta 12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura