“Mezi pres të bëhem nënë”- Pas suksesit në muzikë dhe aktrim, Lady Gaga flet për kapitullin e ri të jetës së saj: Kam shumë ëndrra dhe shpresa

Apr 9, 2020 | 11:23
SHPËRNDAJE

Lady Gaga duket se ka pushtuar industrinë e argëtimit me suksesin e saj në muzikë dhe së fundmi e rolin e saj si aktore në filmin A Star is Born.

Tani, 34-vjeçarja po mendon për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj me shpresën për të krijuar një familje.

“Jam shumë e entuziasmuar që të kem fëmijë”– tha Gaga për revistën InStyle. “Mezi pres të bëhem nënë.”

Këngëtarja aktualisht po përgatitet për albumin e saj të gjashtë Chromatica dhe kjo tregon se Lady nuk ka ndërmend të ndalet në karrierën e saj.

Megjithatë pranoi se ajo që mezi po pret tani është martesa.

“Më shumë filma, më shumë muzikë, më shumë bamirësi. Unë dua të bëj më shumë filantropi. Dua të ndihmoj në financimin për hulumtimin për dhimbjet neuropatike dhe kronike duke bërë bashkë një ekip mjekësh. Kam shumë ëndrra dhe shpresa. Ato që do realizoj do e bëj me njerëzit që dua,”- u shpreh Lady Gaga.

          

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura