“Mezi po presim ta ngremë titullin”, Grent Halili: Tiranën nuk dua ta shikoj si familje e tretë, por…

Mar 27, 2020 | 18:19
SHPËRNDAJE

Tirana është në rrugën e duhur për titullin kampion, teksa duket shumë afër kësaj. Pikërisht edhe sulmuesi bardheblu, Grent Halili në një intervistë të dhënë për “Fan Zone” është shprehur se mezi po e presin momentin kur ta ngrenë kupën.halili

Halili gjithashtu ka thënë se ashtu si babai i tij, shpreson që në të ardhmen të jetë në krye të klubit, në rolin e presidentit.

“Ndalesa në momentin më të mirë? Nuk është koha të mendojmë për këtë, pasi jemi në një situatë jo të mirë. Në familjen time nuk kemi frikë asnjë, sepse jemi të gjithë tolerantë.  Kam qëndruar në shtëpi, brenda orareve edhe jam stërvitur. Nëse futbollin e lë një ditë, ai të lë një muaj.

President në të ardhmen? Motra është përqendruar në biznese të tjera. Babai ka thënë se mund të bëhem unë presidenti. Tirana është në gjakun tonë dhe dua t’ia arrij, por duhet shumë punë. Nuk dua ta shikoj më Tiranën si familje e tretë më vonë, por ta shikoj si biznes për të qenë gjithmonë në krye.grent halili

Unë mund të them se që nga momenti që jam bashkuar me ekipin, kam sakrifikuar veten shumë. Prezenca ime në atë klub nuk ndikon tek të tjerët, pasi jam si gjithë të tjerët.

Këtë vit kemi menduar më shumë për grupin dhe jo në aspektin individual. Nëse arrijmë objektivat e klubit jemi të gjithë të kënaqur. Nuk ka rëndësi kush luan dhe kush jo, e rëndësishme është të ecë klubi. Pas karantinimit, mezi po presim ta ngrejmë atë kupën e titullit. Për sa i përket jetës private jam beqar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura