“Mezi e prisim lëndën me profesor Bejkush Birçen, paradite stërviste ne, pasdite Dinamon dhe Partizanin”

Jun 17, 2018 | 12:18
SHPËRNDAJE

Nga ROLAND QAFOKU/ Mbrëmë isha i privilegjuiar që kisha të ftuar në studio Bejkush Birçen. Ish-trajner i Kombëtares sonë të futbollit, ish-trajner i Partizanit dhe Dinamos, Bejkush Birçe për mua, por besoj edhe për të gjithë klasën time në shkollën e mesme “Skënderbej” në Tiranë, ka qenë përherë një model pozitiv. Ai na jepte lëndën e fizkulturës. Paradite jepte mësim dhe pasdite stërviste Partizanin dhe më pas Dinamon se në atë kohë nuk kishte kontrata si tani. Por ndryshe nga disa profesorë të tjerë, ne mezi e prisim lëndën me profesor Bejkushin.

Jo për ti quajtur pushim ato 45 minuta, por për ta marrë prej tij kulturë fizike dhe kulturë gjenerale gjithashtu. Nuk merrte kurrë mungesa, por asnjë nga ne nuk mungonte në orën e tij. Na shtrydhte mirë gjatë gjithë orës por ne kënaqeshim me atë shtrydhje sepse nga ato që kërkonte ishte më shumë argëtim se sa detyrim. Na nxiste të bënim në kodrat e Liqenit Artificial 10 kilometërshin e famshëm që për futbollistët ishte një detyrim dhe sot më vjen të qesh pse ne habiteshim dhe pak e kuptonim profesorin. Na mësonte të ushtronim lloj-lloj sportesh që për ndonjë vetëm emrin i kishim dëgjuar: si regbi, tenis, basketboll, ski, alpinizëm, boks, por ai këmbëngulte që ti ushtronim.

35544392_939071229608331_6952869964172754944_n

Dhe, më e rëndësishmja, profesori që kishte studiuar në Moskë na furnizonte me kulturë franceze duke na sjellë për të lexuar revistën “France footboll”. Ishte e rrallë atëherë, për të mos thënë e rrezikshme, që një mësues fizkukture ti japte nxënësve revistën më të madhe sportive në botë dhe ne shijonim shkrimet dhe fotot me ngjyra që na dukeshin sikur ishin përgatitur nga alienët. Dhe mbi të gjitha akoma, profesor Bejkushi synonte edhe të na edukonte sa më mirë. “Të dashur nxënës, dukja si qytetarë të mirë shfaqet që te mënyra se si vraponi për të kapur urbanin.

Nëse vrapon bukur keni shumë premisa për të qenë qytetarë të mirë sepse keni edukatë fizike. Nëse vraponi shëmtuar (dhe imitonte llj-lloj tipash) nuk keni asnjë shans. Të jesh qytetar i mirë nis që nga edukata fizike”, thoshte prefesori. Mbrëmë profesori 82-vjeçar foli në studion e emisionit që unë drejtoj për Botërorin Rusi 2018, por mua mu duk sikur po zhvillonte një orë mësimi. Jam i bindur që shumë nga shokët e mi të klasës bien dakord me mua.

Profesor Bejkushi ka qenë model i një qytetari të mirë për ne nxënësit e tij, që me korrektësinë por edhe rreptësinë kur gabonim, ishte shumë më I avancuar se shoqëria shqiptare e kohës. Janë ato cilësoi që i kërkojmë sot, por që profesor Bejkushi I kërkonte 30 vjet më parë. Mirënjoje pa fund profesor!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura