Mevlan Shanaj rrëfen njohjen me Pirro Manin: Ishte një lavdi, na la një boshllëk

Jun 4, 2021 | 9:39
SHPËRNDAJE

-640-0-60b8d023d1357

Mevlan Shanaj nuk e njihte vetëm si emër Pirro Manin, as thjesht dhe vetëm përmes skenës. Ai ka pasur rastin të luajë me të në të njëjtin film.

Në filmin “I teti në bronz”, Mevlan Shanaj luante rolin e komunistit Ibrahim Kovaçi, ndërsa Pirro Mani atë të të Sali Protopapës, një rol emblematik, që është ruajtur gjatë në memorien e publikut, për skalitjen e portretit të personazhit.

Për Shanajn, ikja e Manit krijon një boshllëk të jashtëzakonshëm.

“Maja më e lartë e artit shqiptar. Një regjisor me përmasa të jashtëzakonshme. Është një ikje pa kthim e një madhështie. Pirro Mani ishte një lavdi, në kuptimin më të mirë ai ishte maja më e lartë e artit shqiptar në teatër. Që kur erdhi në vitet ‘60 në Teatrin e Korçës i dha emër, i dha lavdi, më pas u vendos në Teatrin Kombëtar. Ai është legjendë, është krenari kombëtare. Kemi një boshllëk, një zbrazëti”, u shpreh aktori Mevlan Shanaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura