Metamorfoza dhe degradimi i pushteteve në Shqipëri, nga numri i parë i “RD” në ’91 tek ligji anti-media

Jan 5, 2020 | 15:06
SHPËRNDAJE

ALEKSANDER BIBERAJ/

Aleksander-Biberaj

Nje nder vendimet e para qe mori Partia Demokratike ne javet e para te themelimit te saj ishte edhe vendimi per botimin e gazetes se saj zyrtare, vendim qe u materializua me daten 5 janar te vitit 1991 kur doli edhe numri i pare i gazetes “Rilindja Demokratike”, emertese kjo qe influencohej edhe nga gazeta me popullore “Rilindja” qe botohej ne Kosove, por qe ishte mbyllur nga okupacioni serb me 5 shtator te vitit 1990.

Natyrisht qe pervec vendimit politik te komisionit nismetar te PD-se qe i parapriu daljes se numrit te pare te gazetes “RD”, merita kryesore i’u takonte gazetareve qe i’u bashkengjiten PD-se qe ne ditet e para te krijimit te saj, dhe arriten te botojne ne me pak se nje muaj nga themelimi i PD-se edhe gazeten e pare opozitare pas 46 vitesh mungese totale te shtypit te lire.

Ndihmese te cmuar dhane padyshim edhe punonjesit e poligrafikut apo te shtypshkronjave si dhe shperndaresit e postes dhe ata vullnetare qe cuan “RD”-ne brenda nates duke u gdhire 5 janari anembane Shqiperise, nga Tropoja ne Konispol. Mirenjohje dhe respekt te pakufishem meritojne te gjithe ata qe kontribuan per daljen e gazetes “RD”, duke i’u hapur shqiptareve ne ate janar te ftohte post-diktature nje dritare lirie, komunikimi, shprese dhe besimi qe i’u kishte munguar per dekada me radhe. Periudha me e veshtire ndoshta por edhe me e bukur e “RD”-se mund te mbetet koha nga 5 janari 1991 deri me 22 mars 1992 kur PD do te vinte ne pushtet. Kuptohet qe “RD”-ja do te transformohej nga gazete opozitare ne gazete te qeverisjes, gje qe natyrisht do te sillte edhe kufizimet e veta, si cdo gazete apo media zyrtare qe kalon nga zedhenes e opozites ne zedhenese te qeverisjes.

Natyrisht qe nuk eshte aspak qellimi i shkrimit tim qe te bej bilancin dhe as historine e “RD”-se gjate ketyre viteve, pasi ate mund ta bejne shume mire ata qe kane kontibuar per “RD”-ne nder vite, apo edhe gazetare profesioniste apo historiane, njohes te mire te gazetarise dhe medias, por ajo qe mbetet me e rendesishme, ka te beje me faktin se pas daljes se “RD”-se, u hapen edhe gazeta te tjera, duke krijuar keshtu edhe tregun e lire te medias se shkruar ne Shqiperine e fillim viteve ‘90. Ne kete pervjetor te “RD-se”, pervec reflektimit per ate qe ka ndodhur me shtypin dhe median gjate ketyre 29 viteve, gjykoj se cdo qytetari apo lexuesi i intereson me teper se gjithcka aktualiteti, gjendja e sotshme e shtypit dhe medias, pare kjo edhe ne kontekstin e nje analize te thjeshte krahasuese se ku ishim me 5 janar 1991 dhe ku jemi sot me 5 janar 2020 dhe ku po shkojme!?

Me 5 Janar 1991 filloi epoka e re e shtypit dhe medias se lire, dhe gjate ketyre 29 viteve kane lulezuar gazeta apo media pa fund te te gjitha llojeve dhe zhanreve, kjo edhe per merite te zhvillimit teknologjik. Sic ka thene edhe Cercilli qe “problemi eshte qeverisja”, edhe media e lire mbetet opozitare me qeverine, nderkohe qe qeveria perpiqet qe ta bleje median e lire ose ta nenshtroje ate nepermjet forces apo parave te pushtetit, dhe kur nuk e arrin dot kete, pushteti e shpall armik apo “kazan” median e lire, duke e goditur ate ne forma dhe menyra abuzive, arrogante, represive dhe aspak ligjore apo demokratike.

Por pavaresisht kesaj misioni i medias se lire eshte qe te mbetet po media e lire dhe e pavarur. Shqiperia qe nga 5 janari i vitit 1991 ka nderruar shume qeveri dhe kryeministra, por asnje qeveri apo kryeminister, pavaresisht perpjekjeve, nuk ka arritur qe ta fitoje betejen me median e lire, me fjalen e lire, pasi nje beteje te tille mund ta fitoje nje qeverisja vetem kur ajo shnderrohet ne diktature, edhe atehere kjo fitore eshte krejt e perkoheshme. Fatkeqesisht kete model po aplikon edhe qeverisja e rilindjes dhe kryeministri i saj, te cilet miratuan ne dhjetor ne parlamentin monist, ligjin anti-media, pavaresisht se ai ligj u kundershtua me force nga te gjithe faktoret politike, mediatike, civile dhe institucionale brenda dhe jashte Shqiperise.

Ne kete realitet shume te trazuar 29 vite pas rrezimit te diktatures komuniste dhe fitores se medias se lire, pervec shume e shume elementeve te keq-qeverisjes qe kane lidhje me demokracine, me shtetin e se drejtes, me krimin dhe korrupsionin, me te drejtat dhe lirite themelore te njeriut perfshire edhe te drejten e votes se lire dhe te fshehte si dhe lirine mediatike, te ben pershtypje jo vetem degradimi i pandalshem i pushtetit por edhe  metamorfoza e dhimshme e kryeministrit, i cili para 29 vitesh ishte ose hiqej idhtar i fjales se lire dhe i shtypit te lire.

Nuk jam i sigurte nese Edi Rama ka pasur akses apo ka botuar ndonjehere tek gazeta “RD”, por dihet qe Edi ka sherbyer si kolone shkrimi per shume kohe tek gazeta “Koha Jone” qe ishte edhe kundershtarja me e eger dhe me e ashper e qeverisjes se PD-se ne periudhen 1992-1997. Pavaresisht se ky opozicion i gazetes “Koha Jone” nxitej edhe nga represioni krejt i panevojshem i segmenteve te caktuara te shtetit te asaj kohe, shpeshhere ky opozicion “KJ” ishte i pamerituar, teper i egzagjeruar, pse jo edhe i nxitur artificialisht apo i sponsorizuar.

Realiteti teper i hidhur sot eshte se para se te dilte gazeta “RD” ne vitin 1990 kishim vetem nje gazete “Zerin e Popullit”, ndersa sot Edi Rama ka miratuar nje ligj qe deshiron t’i zevendesoje te gjitha mediat e lira dhe te pavarura me ERTV-ne e tij, e cila i bie te jete “ZP-ja” elektronike e vitit 2020, pasi edhe “ZP”-ne e shkruar te Enver Hoxhes, Edi e ka mbyllur prej disa vitesh, sic duket me qellimin per ta zevendesuar me ERTV-ne e vet. Fatkeqesisht Edi harron se betejen me median e lire s’e ka fituar askush, pasi jemi ne epoken e internetit, dhe natyrisht qe kete trend teknologjik qe pasurohet cdo dite me sherbime dhe aplikacione te reja nuk mund ta ndale askush, as me ligj dhe as me diktature te cdo lloji, pasi edhe ata “lider globale” qe e kane provuar, kane deshtuar “me sukses”.

Internetin, rrjetet sociale dhe aplikimet e reja qe lindin cdo dite, nuk mund t’i ndalojne me as ata qe i shpikin vete. Per ta mbyllur do te sillja vetem shembullin e thjeshte te radios “Zeri  i Amerikes”, te cilen Putini e ka ndaluar qe te transmetohet nepermjet valeve te radios apo televizionit ne Rusi, por “Zeri i Amerikes” ndiqet sot nga miliona e miliona rus nepermjet internetit dhe aplikimeve te tjera qe me sa duket as Putini nuk i ndalon dot!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura