Meta vlerëson Sejkon: Politika e BSH ka zbutur efektet negative të inflacionit. Ndërhyrje e duhur me politikat monetare

Oct 11, 2019 | 10:26
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka vleresuar politikat e ndjekura nga Banka e Shqiperise, ne fjalen e tij mbajtur në konferencën e BSH, ku ka theksuar se “eksperienca e vendit tonë ka treguar se sa e vështirë ka qenë ruajtja e ritmeve të rritjes ekonomike e përjuetar para viteve të krizës globale financiare”.

Sipas Metes, “ulja e ritmeve të rritjes është reflektuar edhe në tregues të tjerë makroekonomikë sikurse në realizimin e inflacionit nën objektivin e BSH apo edhe në rënie të ritmit të kredidhënies të sektorit privat të ekonomisë.

Politika e Bankës së Shqipërisë ka realizuar zbutjen e këtyre efekteve negative të tyre.

Zbatimi i politikës monetare konvencionale të BSH ka mundësuar ndërhyrjet e duhura në kohën dhe në masën e nevojshme pa cënuar parimet bazë themeltare ku mbeshtet administrimi i mirë i politikës monetare dhe i regjimit të kursit të këmbimit.

Në tërësi kuadri i politikave të ndjekura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të rritjes së rezervave valutore, zbutjes së ndikimit negativ, të kursit të këmbimit në normën e inflacionit, të hartimit të një kuadri rregullator, në funksion të nxitjes së kreditimit të ekonomisë në monedhën vendase janë elementë të rëndësishëm të një pakete politikash që promovojnë stabilitetin makroekonomik dhe financiar dhe duhen mbështetur.

Megjithatë mbetet shqetësim fakti që bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi. Ato japin kredi në një % shumë të ulët nga depizitat që disponojnë”, tha kreu i shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura