Presidenti Meta vlerëson me dekoratën “Nderi i Kombit” drejtuesin e Federatës së Atletikës: Kampion dhe rekordmend

Sep 25, 2021 | 17:09
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar Gjergj Rulin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Përveç se drejtues i Federatës së Atletikës, Meta thotë se Ruli ka qenë me rezultatet e shkëlqyera dhe një kampion e rekordmen.

meta

Ceremonia u zhvillua në qytetin e Durrësit teksa Meta kërkoi që të kthehet vëmendja drejt atletikës dhe meriton mbështetje të madhe.

Postimi i Presidentit Meta
Me anë të një ceremonie solemne, të organizuar sot në Durrës, me rastin edhe të 60-vjetorit të tij të lindjes, së bashku me urimet më të ngrohta, i akordova sot Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, njërit prej legjendave dhe krenarive të atletikës dhe sportit shqiptar, Gjergj Ruli.
Vlerësimi i merituar është shprehje e mirënjohjes për kontributin e shquar të dhënë prej tij për zhvillimin cilësor të atletikës në vendin tonë, si kampion dhe rekordmen i rezultateve të shkëlqyera, fitues i qindra titujve e trofeve brenda e jashtë vendit, por edhe si trajner i kampionëve të rinj, si Izmir Smajlaj, që po lartësojnë imazhin e Shqipërisë në arenat ndërkombëtare.
Kënaqësi, që ishin sot me ne edhe Presidenti i Atletikës Europiane dhe shumë personalitete ndërkombëtare të atletikës.
Atletika, mbretëresha e të gjitha sporteve, meriton të mbështetet më shumë si një mundësi e shkëlqyer për të arritur rezultate të larta në shumë displina, për promovimin e imazhit të vendit dhe vlerave sportive kombëtare, por njëkohësisht edhe për t’i larguar të rinjtë nga veset dhe orientuar ata drejt rrugës së suksesit.
© Panorama.al

Te lidhura