Meta uron Presidenten e re të PE-së, Roberta Metsola: Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë

Jan 18, 2022 | 14:57
SHPËRNDAJE

Roberta Metsola Presidente e Parlamentit Europian

Roberta Metsola është zgjedhur Presidente e Parlamentit Europian. Presidenti Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale ka përcjellë urimet ndaj Metsolës për këtë detyrë.

“Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit”, thekson kreu i shtetit shqiptar.

POSTIMI I PLOTE

Urime të përzemërta Roberta Metsola për zgjedhjen si Presidente e Parlamentit Europian!

Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.

Jam besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane dhe forcimit të demokracisë, përfshirë dhe në të gjitha vendet e zgjerimit. ?????

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura