Presidenti Meta uron besimtarët bektashinj nga Mali i Tomorrit: Lutje të pranuara dhe gëzim në zemrat tuaja

Aug 22, 2021 | 15:59
SHPËRNDAJE

ilirmetamaliitomorrit

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët bektashinj me rastin e festës së Abaz Aliut.

Kreu i shtetit ka publikuar në Facebook një foto nga Mali i shenjtë i Tomorrit ku gjatë ditëve të fundit po zhvillohet pelegrinazhi.

Postimi i Ilir Metës:

Lutje të pranuara, shëndet të mirë, mbarësi dhe zemra të gëzuara për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit. Abaz Aliu ju ndihmoftë dhe të keni bekimet e Zotit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura