Meta tha se do ta padiste penalisht, reagon kreu i KED-së, Ardian Dvorani: Më në fund, Presidenti po….

Nov 15, 2019 | 17:19
SHPËRNDAJE

Pasi Presidenti Ilir Meta njoftoi se do të ngrinte padi në gjykatë, kreu i KED-së, Ardian Dvorani, thotë se më në fund, Presidenti po ushtron një të drejtë që ligji sipas tij ia njeh kujtdo.

dvorani-dhe-meta-770x434

Dvorani thotë se “këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojëra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin”.

Reagimi i plotë:

“Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallzim penal ndaj meje. Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo. Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.

Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojëra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.

Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi.”, shprehet Dvorani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura