Meta takon Nishanin në Presidencë dhe Ramën tek vila qeveritare

Feb 12, 2016 | 10:15
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar për 20 minuta një takim me Presidentin Bujar Nishani, në kuadër të zhvillimeve politike të ditëve të fundit.

Takimi në godinën e Presidencës, nisi në orën 10:00.

Ilir-Meta

Në qendër të diskutimeve mendohet se është reforma në drejtësi dhe ligji për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Për këtë të fundit ka patur debate dhe qëndrime të ndryshme mes mazhorancës dhe opozitës.

Pas takimit me kryetarin e shtetit, Meta u takua në Vilën 30 edhe me Kryeministrin Edi Rama. Me ta ishin të pranishëm edhe Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vaili dhe nënkryetari i Parlamentit Shpëtim Idrizi.

Nuk pati asnjë prononcim për mediat por ajo që u vu re ishte se Rama ishte në shoqërinë e Manjanit pas daljes nga vila qeveritare dhe diskutimet duket se nuk i kishin mbaruar ende, teksa vijonin të flisnin me njëri-tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura